BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Sport

Tirana ngec me Erzenin dhe mbetet e katërta, Skënderbeu kthehet tek fitorja

Tirana ngec me Erzenin dhe mbetet e katërta, Skënderbeu kthehet tek

Java e 23-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me dy takimet e fundit të xhiros, ku ra në sy fitorja minimale por me shumë vlerë për Skënderbeun, një fitore e arritur përballë Kukësit, si dhe barazimi 1-1 midis Tiranës dhe Erzenit të Shijakut, një barazim që u dha skuadrave nga një pikë, duke lënë Tiranën krejtësisht të pakënaqur. Kjo pasi bardheblutë tani lëshojnë terren ndaj rivalëve dhe “Final Four” bëhet enigmatik me kalimin e javëve, pasi një pozitë të katërt e lakmojnë shumë skuadra dhe matematika i lejon të besojnë e shpresojnë deri në fund. Një barazim që me sa duket la të kënaqur ekipin shijakas, i cili përballë një rivali shumë të fortë nuk është se ka pretendime të mëdha ndaj dhe një pikë e marrë është me shumë vlerë në këtë fazë, nisur dhe nga pozita që ka skuadra në tabelën e renditjes.

Ndeshjet

Skuadra shijakase u mori pikën e shtatë bardhebluve në këtë sezon. Në “Air Albania”, për javën e 23-të të Superiores (faza e tretë) ndeshja e mbyll në barazim 1-1. Në dy fazat e para Erzeni kishte marrë pikë të plota, duke i fituar të dyja ndeshjet 1-0. Një pikë me shumë vlerë për Erzenin për mbijetesën, dy pikë të humbura për Tiranën që tashmë rrezikon edhe “play off”-in, pasi Dinamo, e cila fitoi një ditë më parë me Partizanin, renditet e pesta me vetëm tri pikë më pak. Tirana dominoi sa i përket lojës, por e kishte të vështirë të konkretizonte rastet e krijuara. Befasia ndodhi në minutën e 75-të, kur Zeka realizoi një gol fantastik me roveshatë, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit Abdullahu. Reagimi i Tiranës ishte i shpejtë, me Abazajn që shtyu me kokë drejt rrjetës një krosim të Hoxhallarit. Emocione dhe drithërima në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi. Vjen humbja e radhës për Kukësin, që në këtë raund u mposht nga Skënderbeu në Korçë, ku vendosi goli i Rashicës. Kukësi mbetet në fundin e tabelës, ndërsa Skënderbeu në të shtatin, me 28 pikë.

Trajneri i Kukësit Çela i zhgënjyer nga humbja

Kukësi nuk arriti të dalë me pikë nga dueli me Skënderbeun në Korçë. Pas sfidës, foli edhe trajneri i Kukësit, Emiljano Çela, i cili nuk me fshehur zhgënjimin e tij për rezultatin, edhe pse u përpoq që të mos e bënte humbje tragjike. “Jam i mërzitur pasi ishim munduar të përgatisnim mirë ndeshjen, e dinim që Skënderbeu ka skuadër të mirë, që në fillim nga një pakujdesi e vogël pësuam gol, por më pas hymë në lojë dhe qarkulluam topin. Edhe më pas ndikuan kushtet atmosferike, në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve do përpiqemi të punojmë dhe të shohim ndeshjen tjetër. Rashiti është i dëmtuar, nuk dua të flas për pretendimin e Kukësit për penalltinë. Në pjesën e parë patëm qarkullim dhe dominancë, patëm momentet tona të mira që mund të kishim shënuar. Jam i kënaqur nga ekipi, ky është maksimumi jonë, jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Ruajtëm ekuilibrin edhe pse pësuam gol që në fillim. Nëse do të ishte Rashiti do të kishim tjetër qasje, por fatkeqësisht ai ishte i dëmtuar”, deklaroi ai

 

 

Java 23

Të shtunën

Dinamo-Partizani        2-1

Vllaznia-Teuta                         2-1

Egnatia-Laçi                1-1

Të dielën

Skënderbeu-Kukësi     1-0

Tirana-Erzeni               1-1

Renditja

Nr. Ekipi        Pikë

1.Egnatia         48

2.Partizani       37

3.Vllaznia        37

4.Tirana           34

5.Dinamo        31

6.Laçi              28

7.Skënderbeu  28

8.Erzeni           23

9.Teuta            21

10.Kukësi        19