BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Sport

Tirana ngec përballë Egnatias, kreun e Superiores e merr Kukësi

Tirana ngec përballë Egnatias, kreun e Superiores e merr Kukësi

Tirana zhgënjeu dje përballë Egnatias, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1, në një takim ku protagonist u bë sistemi VAR. Pas një homazhi të shkurtër në respekt të ish-fizioterapistit të kësaj skuadre, Ylli Mihalit, ndeshja nisi me pretendime për Tiranën. Por rrogozhinasit e kishin përgatitur mjaft mirë takimin, duke i nxjerrë blof sulmuesit bardheblu e njëherësh në kundërsulm duke shkaktuar panik në kryeqytet. Pas minutës së 15-të Tirana godet shtyllën dhe krijon raste, por pa sukses në finalizim. Në mesin e pjesës së parë Egnatia i bën mirë gjërat, por Shtubina, zgjedh të “aktrojë” për të marrë një penallti, duke humbur shansin të gjuante. Tirana shfaqet apatike në këtë pjesë loje, prandaj 45-minutëshi i parë mbyllet 0-0. Shehi u bërtet lojtarëve në dhomat e zhveshjes dhe apeli i tij jep efekt, pasi menjëherë sapo kthehen në fushë, 5 minuta nga starti i pjesës së dytë Seferi gjen golin për bardheblutë pas asistimit të Totresë. Mendjemadhësia prish punë dhe Tirana e pësoi vetëm pak minuta më pas. Në minutën e 55-të Denis Imeri shënoi golin e barazimit pas asistimit të Allmuçës. Një supergol për rrogozhinasit. Sidoqoftë Tirana insistoi më pas dhe në minutën e 64-t e gjen golin e dytë me Seferin, por VAR, pas shumë minutash ndërprerje e anulon për pozicion jashtë loje të Xhixhës. Minutat në vazhdim Tirana rrit forcën sulmuese, por Xhixha, Seferi e Ngo gabojnë shumë para portës. Vërshëllima finale e arbitrit Laver Alla la në fuqi rezultatin 1-1, i njëjtë si në tre ndeshjet e tjetra të javës së dytë, me Tiranën që humbi mundësinë e shkëputjes në krye dhe Egnatian që mori pikën e parë sezonale.

Kukësi i vetëm në krye të Superiores

Nga 5 ndeshje të xhiros së dytë katër prej tyre u mbyllën me të njëjtin rezultat, 1-1, por ishte një skuadër që bëri ndryshimin, Kukësi, i cili fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit. Në këtë mënyrë verilindorët marrin kreun e renditjes. Kroati Edi Basa ishte protagonist i madh me një dygolësh, me Kukësin që përmbysi krutanët në “Elbasan Arena” duke thyer jo vetëm barazinë e javëve, por duke lënë për momentin dhe krutanët në vendin e fundit në renditje. Pas disa rasteve të shpërdoruara nga ana e Kukësit, pikërisht në minutën e 27-të, Kastrioti ndëshkoi verilindorët me mesfushorin Arbër Basha që goditi fluturimthi pas krosimit të Grecës duke shtangur Tafas. Kastrioti vazhdoi të shikonte nga porta e Kukësit madje rrezikoi të fitonte edhe një penallti të cilën VAR nuk akordoi dhe atëherë kur u mendua se në pushim do të shkohej me avantazhin e krutanëve, erdhi barazimi i Kukësit me një supergol nga distance të Edison Ndrecës në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë Kukësi tregoi të gjithë supermacinë duke realizuar që në fillim me kroatin Edi Basa që shfrytëzoi një gabim të pafalshëm të Joan Çelës që e teproi me mbajtjen e topit brenda zone. Ishte pikërisht Basa që shënoi edhe të tretin në minutën e 70-të duke vulosur suksesin e Kukësit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me ekipin e Longos që e menaxhoi shumë mirë rezultatin duke marrë 3 pikë për kreun e vetmuar të Superiores.