Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana-Partizani derbi në merkato, Ngo “mollë sherri” mes rivalëve të vjetër

Postuar: 18/01/2019 - 07:38

Tirana dhe Partizani kanë një derbi të mirëfilltë midis tyre. Këtë herë jo në fushën e gjelbër por në merkato. Shkak është bërë qëndrimi i lëkundur i sulmuesit Majkëll Ngo të Tiranës, i cili nuk po e sheh veten në kampin bardheblu dhe këtë si duket e ka kuptuar mirë Partizani që synon t’ia marrë Tiranës për ta veshur me fanellën e kuqe. Nga ana tjetër, Tirana, duke kuptuar që Partizani po vë në shënjestër lojtarët e saj, ka piketuar sulmuesin e të kuqve, Mensah, që të vishet bardheblu. Lëvizje të tilla ndodhin në një moment kur midis dy ekipeve po ndizet rivaliteti në kampionat, por edhe për shkak se merkato po mbyllet dhe emrat e rivalëve tërheqin më shumë. Duke folur për Ngonë, një lojtar me sjellje të çuditshme, Tirana shpreson ta zgjidhë situatën dhe Tirana duket se po mendon për këtë gjë. Vetë lojtari është i dyzuar në lidhje me një transferim të tillë. Në Kategorinë e Parë ishte lider te Tirana, ndërsa i rikthyer pas dëmtimit, këtë sezon në Superiore kur pritej që të bënte shumë, duket se nuk po ja del. E madje nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullarë. Ky është shtatlarti anglez, Majkëll Ngo, i cili për “RTSH SPORT”, ka pohuar: “Faza përgatitore po shkon mirë, po stërvitemi intensivisht dhe ecuria është pozitive. Tani kemi nevojë të jemi të bashkuar si skuadër dhe të rrisim performancën në ndeshjet e ardhshme. Unë personalisht mundohem që të jap më të mirën. Nuk është në natyrën time që unë të bëj debate apo sherre, në fushë apo jashtë saj”.

Lidhur me marrëdhëniet që anglezi ka me trajnerin Mema, ku shpesh është folur edhe për përplasje mes tyre, shtatlarti me ngjyrë i sulmit të Tiranës sqaron: “Kam pasur një raport shumë të mirë kur ai mori drejtimin e Tiranës, por me kalimin e kohës u krijuan diferenca të mëdha. Të kuptosh skemat dhe idetë e lojës, duhet ta njohësh trajnerin. Ndonjëherë gjërat ndryshojnë, por unë dua të theksoj se marrëdhënia me Memën është brilante. Jam i lumtur që e kemi në krye të pankinës”. Kur e krahasojnë me Balotelin, ai të përgjigjet prerazi: “Jo aspak, nuk ngjasoj me askënd dhe mundohem që të jem vetvetja kudo. Dua që të jap më të mirën, Tirana të fitojë dhe të eci sa më mirë, sepse prandaj kam ardhur në Tiranë nga Anglia”, tha ndër të tjera sulmuesi shtatlartë i bardhebluve. Ndërkohë, skuadra e Tiranës nuk po kalon momente të mira në kampionat dhe siç ka treguar shpesh historia në futbollin shqiptar, kjo është periudha ku skuadrat shpëtimin e kërkojnë te emrat e rinj, duke u dhënë shpesh hapësira. Ndaj në radhët e bardhebluve në këto sezone kanë gjetur vend e mundësi për të shprehur talentin e tyre edhe futbollistë si Muçi, Çelhaka e Ismailgeci, të cilët që në moshë të re kanë zbritur në fushë me ekipin e parë. Mbrojtësi i majtë, Marsel Ismailgeci, mendon se klubet duhet t’u besojnë të rinjve, ndërsa është edhe më e veçantë të jesh pjesë e Tiranës. “Është kënaqësi të luash me Tiranën, është klubi më i mirë dhe më i madh në Shqipëri”, tha ai për “SuperSport”. “Kemi qenë së bashku tek përfaqësuesja U-19, shpresojmë që të jemi edhe te Shpresat dhe në kombëtaren e madhe së bashku. Te Tirana ka shumë të rinj të talentuar dhe me të ardhme përpara. Besoj që në këto dy faza do t’ia dalim dhe do bëjmë mirë”, vijon ai duke treguar edhe dy idhujt që ka në futboll. “Idhulli im është Mesi. Te Tirana? Kapiteni Karabeci”. Ndërkohë, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, beson se të kuqtë janë në formë të mirë dhe të përgatitur, por as ai nuk e ka mbyllur merkaton, duke pritur goditjen e madhe në sulm. Sikurse dhe Tirana që vuan për një lojtar goli, edhe Partizani ka vuajtur në pjesën e parë të sezonit mungesën e një bomberi. Me përforcimet që ka bërë Kukësi, të kuqve u del detyrë të forcojnë repartin ofensiv me një emër të spikatur, ku në listë është futur dhe vetë sulmuesi i Kukësit, mozambikasi Rexhinaldo.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 20:08

Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë kanë kaluar momente ankthi pasi njëri nga prej tyre ka humbur ndjenjat.
 

Postuar: 17/02/2019 - 17:52

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi p

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Postuar: 17/02/2019 - 07:39

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio Ramos për mar

Postuar: 17/02/2019 - 07:37

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotm

Postuar: 17/02/2019 - 07:35

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme.

Postuar: 16/02/2019 - 07:21

Bajerni i Mynihut është skuadra që ka dominuar e vetme gjatë vite të fundit kampionatin gjerman d