
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Tirana përballë 5 rivalëve të fortë që s’të lënë shans, sot mësohet kundërshtari në Champions

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Qershor 2022

Ditën e martë, kampionët e “Abissnet Superiore”, Tirana, mësojnë kundërshtarin në raundin e parë kualifikues të Champions League. Një ditë para shortit, kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve janë reduktuar në pesë të tillë, teksa kryeqytetasit duke qenë të shortuar në vazon e skuadrave jo favorite do të përballen me klube të një shkalle vështirësie të lartë. Kështu, Ferencvarosh, ish-skuadra e Uzunit, Ludogorets, Cluj, Maribor dhe Dudelange janë skuadrat e mundshme me të cilat Tirana duhet të luftojë në aventurën e saj europiane. Të gjitha skuadra me eksperiencë në Europë, teksa të besuarit e trajnerit Orges Shehi do t’iu duhet të kryqëzojnë gishtat për një përballje me Dudelange, ekipin nga Luksemburgu. Nga ana tjetër, edhe Ballkani kampion në Kosovë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në shortin e së martës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja mund të përballet me një prej Malmo, Bodo/Glimt, Helsinki, New Saints dhe Zalgiris.
Edhe Laçi mëson rivalët në Conference League
Pesë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës kurbinase janë: Sfintul George, Ruzomberok, Dila Gori, Gjilani dhe Iskra Danilovgrad. Shorti për të mësuar se me kë do të ndeshet Laçi në këtë përballje për Europën do të hidhet ditën e nesërme në orën 14:00.
Kundërshtarët e Prishtinës dhe Llapit
Pas Ballkanit, edhe tri skuadrat tjera të Kosovës që paraqiten në garat evropiane sezonin 2022/23, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm para tërheqjes së shortit. Për dallim prej Ballkanit që do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, skuadra e Dritës, Gjilanit dhe Llapit do të paraqiten në kualifikime të Ligës së Konferencës. Shorti do të tërhiqet të martën në Nion të Zvicrës, selinë e UEFA-s. Në sajtin zyrtar të UEFA-s, thuhet se 60 ekipet pjesëmarrëse në short janë ndarë në gjashtë grupe me nga dhjetë ekipe, bazuar në koeficientin e tyre të renditjes. Në të gjitha gjashtë grupet, pesë ekipe janë bartëse dhe pjesë tjera nuk janë bartëse për short. Drita është bartëse dhe është vendosur në Grupin 1 ku për kundërshtarë të mundshëm mund ta ketë Inter Turkun (Finlandë), Panevezis (Lituani), Paide Linameskond (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni e Veriut) dhe Hamrun Spartans (Malta). Në Grupin 2 është ekipi i Gjilanit që nuk është bartës në short dhe skuadrat me të cilat mund të përballet janë Kups Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) e Kauno Zhalgiris (Lituani). Edhe Llapi që do të paraqitet për edicionin e dytë rresht në Ligën e Konferencës nuk është bartës dhe është pjesë e Grupit 3. Kundërshtarët e mundshëm të Llapit në raundin e parë kualifikues janë Olimpija (Slloveni), Buduçnosti (Mali i Zi), B36 Torshavn (Ishujt Faroe), Gzira United (Maltë) e St. Joseph’s (Gjibraltar). Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen më 7 dhe 14 korrik.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
