BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Sport

Tirana përmbys Skënderbeun dhe merr kryesimin e Superiores, Partizani me 10 vetë merr një pikë ndaj Vllaznisë

Tirana përmbys Skënderbeun dhe merr kryesimin e Superiores, Partizani

Dje u luajtën dy takimet e tjera të javës së 3-të të Kategorisë Superiore, ku ra në sy fitorja me përmbysje e Tiranës ndaj Skënderbeut, 3-1, një sukses që e ngjit ekipin bardheblu të trajnerit Orges Shehi në vendin e parë në renditje me 7 pikë, kurse Skënderbeu zbret në vend të dytë me 6 pikë. Tirana shkakton kështu Skënderbeut humbjen e parë sezonale e merr vetë kryesimin e garës. Dueli tjetër i rëndësishëm ishte ai i luajtur në “Loro Boriçi” në Shkodër, midis Vllaznisë dhe Partizanit. Dy emra të mëdhenj të futbollit tonë që luftonin po ashtu për kryesimin. Por kjo sfidë, e luajtur fort taktikisht dhe me skuadrat që nuk guxuan mjaftueshëm në sulm, përfundoi

Tirana përmbys Skënderbeun

Tirana fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Skënderbeut. Bardheblutë morën fitoren e dytë këtë edicion dhe ngjiten në vendin e parë të Superiores me 7 pikë. Ndonëse korçarët shënuan të parët me Nikajn, Tirana ia doli që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Kainas, i cili pak pa u mbyllur pjesa e parë vendosi ekuilibrin. Në pjesën e dytë ai që ktheu rezultatin ishte 19-vjeçari Klevi Qefalija. 11 minuta pasi u aktivizua, mesfushori bardheblu arriti që të shënonte të dytin për Tiranën. Por nuk u mbyll me kaq. Në minutën e tetë shtesë Florent Hasani sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1. Skënderbeu pëson humbjen e parë në këtë edicion, teksa ndalet pas dy fitoresh radhazi, por mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit me 6 pikë. Pavarësisht kësaj humbjeje, juglindorët treguan edhe ndaj bardhebluve se kanë potencial për të bërë mirë. Tirana do të luajë javën e ardhshme me Kukësin në transfertë, ndërkohë që Skënderbeu, në anën tjetër, do të vizitojë Durrësin për t’u ndeshur me Teutën.

Vllaznia-Partizani bëjnë “paqe”, por Partizani merr pikë me 10 vetë

Vllaznia dhe Partizani luajtën mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” duelin e parë sezonal mes tyre, një ndeshje që ishte brenda pritshmërive për duel të fortë, gjë që u shpreh dhe me numrin e shumtë të kartonëve të verdhë, nga katër për secilën skuadër e një karton të kuq për Partizanin. Në fakt, Partizani luajti me 10 vetë mbrëmë, por ia doli të marrë një pikë të çmuar në transfertën e vështirë shkodrane. Ndaj, edhe pse ndeshja u mbyll në “paqe” mes tyre, duhet thënë se për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, më e fituar doli skuadra e Partizanit që mori një ikë, sesa Vllaznia që ishte në epërsi numerike thuajse gjatë gjithë ndeshjes (nga minuta e 14-të), e në fund gëzohet po me një pikë. Pjesa e parë foli për “Demat”, ndërkohë që shkodranët e drejtuar nga Migen Memelli dominuan fraksionin e dytë të takimit. Rastet nuk munguan në të dy krahët, por gola nuk pati. Përfundimisht 0-0, me të dyja skuadrat që vijojnë të jenë të pathyeshme në Superiore. Ndërkohë, java e tretë mbyllet me duelin e së premtes: Laçi-Teuta, ndeshje që nuk ka favoritë dhe mbetet e hapur e ku në lojë janë të tre rezultatet. Për momentin, kampionatin e kryeson Tirana, ndjekur nga Skënderbeu, Egnatia dhe Partizani, ky i fundit me një ndeshje më pak.

 

Superiore, java 3

Të mërkurën

Egnatia-Erzeni                        4-3

Dinamo-Kukësi           2-1

Të enjten

Tirana-Skënderbeu      3-1

Vllaznia-Partizani        0-0

Të premten

Laçi-Teuta                   16:00

 

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Tirana           7

2.Skënderbeu  6

3.Egnatia         6

4.Vllaznia        5

5.Partizani       4

6.Dinamo        3

7.Erzeni           2

8.Teuta            1

9.Laçi              1

10.Kukësi        0