BREAKING NEWS

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen paralajmërimet në takimet me deputetët e krerët e bashkive, ja ministrat që pritet të lëvizin

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen
x

Sport

Tirana përmbys Skënderbeun, mbetet + 9 në renditje, titulli një formalitet

Tirana përmbys Skënderbeun, mbetet + 9 në renditje, titulli

Kryendeshja e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, Skënderbeu-Tirana, u luajt dje në Korçë dhe ishte padyshim dueli më i bukur e më spektakolar i kësaj xhiroje dhe njëherësh një nga ndeshjet e bukura të këtij kampionati. ishte një përballje ndërmjet dy skuadrave që kanë cilësi, por edhe dy teknikësh që kishin shfaqur në fushë skemat e tyre më të mira taktike në aspektin sulmues. Pati një lojë të fortë në të gjitha repartet, ku Tirana synonte t’i vinte “kapak” titullit me fitoren e vështirë në transfertë ndaj Skënderbeut, kurse korçarët synuan deri në fund fitoren për të mbajtur gjallë deri në fund garën e titullit, duke i dhënë një dorë ndihmë edhe Kukësit që e fitoi dje duelin e tij me Bylisin. Gjithçka dukej e hapur, sidomos pas golit të shënuar herët nga Skënderbeu. Por në fund,

45 minutat e para, në Korçë mjafton Mensah

Skënderbeu e gjeti shumë shpejt golin në takimin e djeshëm kundër Tiranës, pasi Mensah shënoi në minutën e 9-të, duke i dhënë një avantazh të madh skuadrës vendase që të menaxhojë epërsinë për shumë minuta. Natyrisht, pritej një entuziazëm i Skënderbeut në këtë ndeshje, jo vetëm për faktin se korçarët po luftojnë për pjesëmarrje në Europë këtë edicion, por njëherësh dhe për të kthyer staturën e tyre të fortë në kampionat, ku prej gati një dekade kanë pasur ndikim të fortë dhe janë konsideruar madje si një prej ekipeve më të forta të futbollit tonë ndër vite, dy herë si pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Sa i takon ndeshjes në tërësi, ajo luhej në mesfushë, me shumë dyluftime, ku Tirana bënte përpjekje për të çarë mbrojtjen vendase e korçarët u fokusuan tek sulmi frontal, duke e vënë në vështirësi serioze gjatë minutave të para ekipin bardheblu. Goli i Mensah u realizua me kokë pas një goditje këndi nga minuta e 20-të e deri në fund të pjesës së parë, loja u bë e çmendur, me sulme e kundërsulme nga të dy kampet, por dukshëm bardheblutë humbën shumë raste të mira shënimi me Bathën e Torasën. Ndërsa në kampin korçar lojtari më i rrezikshëm gjatë fraksionit të parë të lojës ishte Mensah.

Pjesa e dytë, fati s’është me Tiranën

Në pjesën e dytë spektakli u fuqizua dhe Tirana rriti presionin në fazën ofensive. Menjëherë sapo nisi loja u dha shkëndija e fortë me anë të Torasës, i cili, pasi u shërbyer nga Kale, gjuan me kokë dhe gjen të papërgatitur Koliçin, por sfera çuditërisht përfundon jashtë. Në minutën e 51-të Batha bën një goditje ballore, por këtë herë Koliçi bën një superpritje, duke larguar topin në këndore. Në minutën e 59-të Tirana pretendon një penallti pas rrëzimit në zonë të Kale, por gjyqtari Eldorian Hamiti nuk ndan të njëjtin mendim. Protestojnë lojtarët e Tiranës, por gjyqtari ndëshkon me të verdhë Elezin. Në minutën e 64-t është sërish Tirana në aksion. Topi i ardhur nga goditja e këndit, në zonë goditet nga Muçi, por sërish jashtë. Por Tirana e këtij edicioni ka një armë të fortë, që është sulmi, më i miri në kampionat (61 gola në total). Më në fund Tirana shpërthen e gjitha përpara, duke luajtur çdo kartë për të barazuar shifrat. Dhe në minutën e 71-të vjen goli i barazimit me anë të Majkëll Ngo. Kobinah kroson saktë në zonë nga e majta dhe para portierit zbulohet shtatlarti Ngo, i cili me kokë, i pashqetësuar, godet dhe përshëndet rrjetën, duke barazuar shifrat në 1-1. Entuziazmi bardheblu jep efekte të menjëhershme, pasi Majkëll Ngo shënoi golin e dytë të Tiranës në minutën e 77-të, pasi gjeti të papërgatitur mbrojtjen korçare. Topi kromohet në zonë ku Ngo fillimisht me kokë e më pas edhe Kobinah tentojnë ta shtyjnë në rrjetë, por ka rrëmujë totale e si përfundim, pas devijimit të Koliçit, sfera përfundon në këmbët e Ngo që tund rrjetën për herë të dytë. Tirana e përmbys rezultatin dhe arrin ta mbajë fitoren deri në fund, duke fituar 2-1 dhe duke siguruar tri pikë me mjaft vlerë para dueleve të mëdha me Kukësin rival dhe me Partizanin, të cilat, pas kësaj ndeshjeje janë direkte, por jo krejtësisht përcaktuese për titull, pasi me fitoren e djeshme në Korçë Tirana shkon në 65 pikë, sërish 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.