Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Sport

Tirana po projekton fazën e grupeve në Ligën e Europës, Halili: I kemi sytë nga shorti

Tirana po projekton fazën e grupeve në Ligën e Europës,

Tirana po mendon të shkruajë historinë këtë sezon të Ligës së Europës. bardheblutë kanë mundur të arrijnë deri në fazën “play-off” të këtij aktiviteti, kjo falë edhe fatit në hedhjen e shortit të turit të dytë të këtij kompeticioni, ku goglat përcaktuan që nga grupi i skuadrave që erdhën pas eliminimit në Champions dy prej ekipeve të shkonin direkt në “play-off” dhe Tirana e pati këtë fat. Pra bardheblutë janë vetëm një hap larg fazës së grupeve, një ëndërr për ekipet tona, që deri më sot e ka realizuar vetëm Skënderbeu i Korçës.

Halili beson tek mrekullia

Siç theksuam dhe më lart, Tiranën e ndajnë 90 minuta apo edhe më shumë nga pjesëmarrja në Ligën e Europës. Bardheblutë me pak fat kanë mbërritur në “play-off” dhe tashmë presin të mësojnë emrin e kundërshtarit që do të kenë përballë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili shpreson në një short të favorshëm, edhe pse e di se në këtë fazë të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Në një intervistë për Vizion Plus, Halili shprehet se do të ishte një mrekulli sikur ndeshjen e cila konsiderohet finale, ta luanin në shtëpi me prezencën e një numri të caktuar tifozësh. “Dëshira është e madhe që të kemi një kundërshtar jo të fortë. Kjo është një pjesëmarrje e cila ngado që të rrotullohesh kundërshtari do të jetë i denjë. Fakti që seleksionimet vijnë duke u forcuar, skuadrat e lehte eliminohen. Unë jam optimist si person,sepse shikojnë skuadër shumë të mirë, shikoj një grup kompakt. Këtë e kanë treguar dhe në dy ndeshjet që kanë zhvilluar . Ditën e ndeshjes do ta konsideroja dhe një mbështetje nëse do të na binte ndeshja këtu në kryeqytetin tonë dhe nëse do ishte dhe pak tifozë do të ishte një mrekulli dhe një fat shumë i madh. Unë kam besim tek kjo skuadër që ne do marshojmë dhe do ecim shumë përpara”, u shpreh Halili. Një optimizëm që jep shpresë në kampion bardheblu, pasi Tirana i ka cilësitë e duhura për të bërë realitet këtë ëndërr dhe të nderojë futbollin shqiptar këtë sezon, për të mundësuar pjesëmarrje në fazën e grupeve që është kulmi për një ekip të Superiores.

Tirana fiton miqësoren me Vllazninë

Tirana luajti dje një takim miqësor në “Selman Stërmasi” ndaj Vllaznisë, të cilën e fitoi me përmbysje 2-1. Fillimisht shënoi Vllaznia me penallti në minutën e 17-të, me anë të Dungës, kurse në fund të pjesës së parë bardheblutë barazuan nga një autogol i shkodranëve që nuk e përballoi presionin e Muçit. Në minutën e 86-të, kur ndeshja po i shkonte fundit, Tirana shënoi golin e fitores me anë të Albion Avdijajt. Ky ishte një test për të dy trajnerët, sidomos teknikun Egbo të Tiranës, i cili po përgatit një ekip të denjë për “play-off”-in e Ligës së Europës.

Granada zbarkon në Durrës, ndeshja në “Niko Dovana” të enjten

Ndërkohë që Tirana ëndërron fazën e grupeve, nesër në Durrës vjen një skuadër e madhe spanjolle, Granada, të përballet me Teutën tonë. Në fakt, Granada përgatitet për debutimin europian e ndërgjegjshme se duhet të mbajë lart dhe emrin e klubeve spanjolle në Europa League, ku shumë pak skuadra nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në fazën e grupeve. Pas fitores me Athletik Bilbaon, ekipi seancën e fundit e kreu në qendrën e saj stërvitore, ku vëmendja ishte mbi të gjitha te rikthimi i Yan Eteki, që u rikthye me grupin pas periudhës së karantinës, teksa kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid 19. Mesfushori pritet të jetë pjesë e ekipit që do të luajë në Durrës ndaj Teutës, ndërsa nuk do të udhëtojnë me skuadrën sipas të gjitha gjasave, Neyder Lozano dhe Aleks Martinez, që nuk ishin pjesë e ekipit as në seancën e fundit stërvitore. Qendërmbrojtësi kolumbian pati sërish shqetësime fizike dhe mund t’i nënshtrohet madje dhe një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas mediave iberike atmosfera në ekipin e Granadës është tejet pozitive dhe ekipi është besimplotë sa i përket një kualifikimi në raundin tjetër. Granada seancën e fundit stërvitore ka parashikuar ta zhvillojë të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja mes Teutës dhe Granadës do të luhet në orën 19:00.