
Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Qershor 2022

Kampionia e vendit, Tirana, e cila siguroi titullin e 26-të në historinë e saj mbi 10 vjeçare si klub, po përpiqet të fitojë sa më shumë kohë e të përgatitet si duhet për përballjen e saj në turin e parë të UEFA Champions League, ndaj Dudelanzhit luksemburgas, një rival që vitet e fundit ka pasur një progres të rëndësishëm në garat ndërkombëtare duke shkuar deri në “play-off”, pra duke bërë surprizë të madhe. Gjithsesi, bardheblutë duket se i kanë vënë punët në vijë dhe tani po mendojnë për ndonjë afrim cilësor që do të bënte diferencën në grup dhe do t’i jepte skuadrës më shumë shanse në këtë aventurë të radhës në Europë. Por sa shanse ka Tirana që të kapë fazën e grupeve të një prej tre aktiviteteve kryesore të UEFA-s për klube? Kjo do të varet shumë nga fati i raundit të parë ndaj Dudelanzhit. Nëse e fiton, rriten ndjeshëm premisat që ajo të paktën të luajë në fazën e grupeve të Conference League. Në të vërtetë, Tirana ka një supershans për të shkuar në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Ama mundësia e madhe vjen nëse bardheblutë kualifikohen të paktën një tur në Champions League. Më pas rruga për ta është e shtruar me tapet të kuq deri në “play-off”-in e Champions-it.
Rasti kur kualifikohet në turin e dytë të Champions-it
Brenda kampit bardheblu duket se kanë nisur t’i shqyrtojnë opsionet e një kalimi të mundshëm të turit e pse jo të ëndërrojnë fazën e grupeve të Europa League apo Conference League. Tirana nëse kualifikohet në turin e dytë të Champions-it e ka shumë më të thjeshtë jo vetëm që të bëjë para, por edhe të shkojë në fazën e grupeve të Europa League ose Konferencë Ligë. Supozojmë që bardheblutë janë në turin e dytë të Champions-it, pasi kanë eliminuar Dudelanzhin. Edhe nëse eliminohen në turin e dytë të Ligës së Kampioneve ata fitojnë edhe dy mundësi të tjera. Me eliminimin nga turi i dytë i Champions-it, Tirana hidhet në turin e tretë të Europa Leagues dhe luan me një kundërshtar brenda vazos së kampionëve. Nëse fiton, shkon në “play-off”-in e Europa League dhe nëse fiton edhe “play-off”-in, shkon në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Nëse Tirana humbet në turin e tretë të Europa League ajo kalon në “play-off”-in e Konferencë Ligës dhe luan edhe një mundësi tjetër për fazën e grupeve të kompeticionit tjetër. Fantastike do të ishte që Tirana të kualifikohej në turin e tretë të Champions-it. Më pas edhe nëse eliminohej ajo do të kalonte në “play-off”-in e Europa League. Nëse humbiste “play-off”-in e Europa League ajo automatikisht do të shkonte në grupet e Konferencë Ligës. “Play-off”-i i Champions-it? Në këtë rast fjalët do të ishin të tepërta. Tirana automatikisht kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League. Ka dhe një alternativë tjetër, rasti kur eliminohet në turin e parë të Champions-it. Kështu Tirana luan në turin e parë me Dudelanzhin dhe nëse eliminohet, kalon në turin e dytë të Konferencë Ligës, ku ka tashmë kundërshtarin e zbuluar dhe normalisht për të shkuar në fazën e grupeve, duhet të fitojë në turin e tretë dhe “play-off”.
Më të lexuarat


Përplasja Nejmar-Mbape shqetëson Paris SG, Ramos bën ndërmjetësin për të qetësuar gjakrat

Surpriza të orës së fundit, Laçi e Kukësi godasin në treg me blerje cilësore

Muçi në formacionin e javës në Poloni, Mihaj shpreson Kombëtaren duke luajtur në Portugali

Ronaldon nuk e do më njeri tek Junajtid, portugezi stërvitet dhe ushqehet vetëm

Sukses historik për peshëngritjen shqiptare, Ertjan Kofsha kampion i trefishtë i Europës, i sjell Shqipërisë 3 medalje ari

Broja kërkohet nga Evertoni, por Tuhel s’e lëshon, Ndoji vijon me gola tek Breshia

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha rrëmben 3 medalje ari

E trishtë! Humb jetën në aksidentin tragjik sportisti i njohur shqiptar, ja kush është i riu që ishte portier në... (FOTO)

Ndeshja midis dy skuadrave të Londrës përfundoi 2-2, por spektaklin e dhanë stafet me tifozët, si dhe sherri mes palëve

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me punë e djersë mund të arrish majat
