Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana shkarkon Ze Marian, një pinjoll i familjes Mema merr bardheblutë

Postuar: 12/10/2018 - 07:11

Duke nisur nga sot Tirana do të ketë një trajner të ri në krye të saj, një tiranas “24-karat”, një teknik që është pinjoll i familjes Mema, një ish-bardheblu. Me pak fjalë, trajneri i mëparshëm Ze Maria largohet dhe në vend të tij vjen Ardian Mema. Edhe pse zyrtarizimi do të ndodhë sot, vendimi duket se është marrë në mënyrë përfundimtare. Pra bardheblutë do t’i drejtojë një bardheblu, një pjesëtar i vjetër i klubit, një njeri që mbaret brenda tij shpirtin bardheblu dhe për këto ngjyra kanë luajtur shumica e meshkujve të familjes ndër breza.

Situata

Në shtëpinë bardheblu dilemat kanë marrë fund. Ze Maria nuk është më trajner i Tiranës. Presidenti i klubit, Refik Halili, ka vendosur shkarkimin e teknikut brazilian, për të tentuar një nisje të re të skuadrës që ka zhgënjyer në sezonin e rikthimit në Kategorinë Superiore pavarësisht pritshmërive të shumta. Burime pranë klubit bardheblu kanë konfirmuar për “Supersport” lajmin e shkarkimit të trajnerit që nuk ka mundur të rezistojë pavarësisht kontratës së majme që e lidh me 24-herë kampionët. Te Tirana kanë vendosur të thonë boll, pavarësisht kostos financiare të shkarkimit me teknikun, me të cilin ishte tentuar më parë një ndarje konsensuale që nuk është pranuar nga trajneri. Pozitat e Ze Marias u lëkundën që në javët e para të kampionatit dhe morën një goditje të fortë pas humbjes në derbi, tekniku arriti të rezistojë duke u mbështetur pikërisht te kontrata që e lidhte me klubin, por humbja me fundit me Laçin, ka rezultuar pika që derdhi kupën e durimit te Tirana. Ze Maria paguan në këtë mënyrë rezultatet e dobëta në drejtimin e Tiranës në Kategorinë Superiore, ku në 8 ndeshje bardheblutë kanë fituar vetëm 2 ndërsa kanë humbur 4 të tjera. Braziliani ishte trajneri i fundit i huaj i mbetur në Superiore, pasi para tij u largua dhe Milos Kostiç nga drejtimi i Luftëtarit. Te Tirana tani mendojnë të nisin një kurs të ri, ku me shumë mundësi do të jetë një njeri i shtëpisë bardheblu, pikërisht Ardian Mema, trajneri i ri që do të drejtojë 24-herë kampionët. Ka qenë vetë Mema, ai i cili ka kërkuar leje te klubi vlonjat që të largohet, për të firmosur kontratën e re si trajner i Tiranës, gjë të cilën drejtuesit e Flamurtarit e kanë pranuar. Orët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi. Mema nuk është një emër i ri për Tiranën, duke qenë se ka luajtur për shumë vite me fanellën bardheblu, ndërkohë që ka drejtuar edhe bardheblutë në vitin 2007 për një ndeshje, para se Astrit Hafizi të merrte drejtimin e skuadrës. Lidhja e tij e fundit me Tiranën, ishte në periudhën kur bardheblutë drejtoheshin nga Ilir Daja dhe Mema ishte ndihmës i tij.

E ardhmja

Duhet thënë se Tirana është në pozicion të vështirë. Ajo ka grumbulluar tetë pikë në tetë javë garë, duke mbajtur vendin e shtatë në klasifikim. Nuk ka qenë e lehtë për ta shkarkuar Ze Marian, pasi ai e ngjiti Tiranën në Superiore, por kjo do të ndodhte si me brazilianin ashtu dhe me një teknik tjetër. Ambiciet e klubit janë për trofe por ecuria e javëve të para ka qenë aspak serioze dhe motivuese. Madje tifozët janë shfaqur skeptikë që në fillim se kjo Tiranë mund të shkojë larg në objektivat e saj. Gjendur në këto kushte, presidenti Refik Halili vendosi të bëjë një ndryshim për mirë, duke afruar në krye të skuadrës një pjesëtar të hershëm të ngjyrave bardheblu, një tiranas që e do me shpirt klubin e që mund të ketë shanse të mëdha të ketë sukses. Nuk do të jetë e lehtë, pasi grupi nuk ka forcën e mjaftueshme për të pretenduar titullin, por me ndërhyrje në merkaton e dimrit gjërat mund të përmirësohen. Fillimisht Tirana duhet të shkëputet nga rezultatet negative, për të marrë sa më shumë pikë në javët në vijim deri në merkaton e dimrit, që të bëjë ndërhyrjet e nevojshme. Momentalisht, Tirana nuk është në gruipin e skuadrave pretendente për titull.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Z

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës