BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana shuplakë Partizanit, fitore me “pesë yje” dhe një hap drejt titullit

Tirana shuplakë Partizanit, fitore me “pesë yje” dhe

Tirana nën drejtimin e Emanuel Egbosë nuk njeh humbje, jo vetëm kaq, por është shndërruar në një makineri golash e fitoresh dhe me suksesin e djeshëm në derbi ndaj Partizanit hedh një hap të mirë drejt titullit, paçka se gara është ende e gjatë. Kështu, mbrëmë në “Air Albania Stadium” të Tiranës, bardheblutë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 rivalin e vjetër, Partizanin, në një ndeshje spektakolare në të gjitha drejtimet, me gola, kartonë të verdhë e të kuq, penallti, përmbysje, flakadanë, kapacitet i plotë impianti etj. Me pak fjalë një derbi për kornizë në këtë kampionat. Ndeshja e djeshme në “Air Albania Stadium” startoi me 7 minuta vonesë, pasi gjyqtari Juxhin Xhaja e pati të pamundur për ta nisur në orën 19:00 sikurse ishte parashikuar. Shkak u bënë flakadanët dhe tymueset e hedhura nga të dy grupimet e tifozerisë, që krijuan një atmosferë elektrizuese, në fakt shumë të bukur.

Ndeshja

Njëjtë me atmosferën në tribuna, ishte dhe starti i ndeshjes në fushën e lojës, ku minutat e para ishin “zjarr” i vërtetë. Në fillim shënon Partizani, në rastin e parë që krijohet. Topi harkohet në zonë nga goditja e këndit, largohet nga mbrojtja bardheblu por në kufijtë e jashtëm të zonës Kordeiro lëshon një “predhë” parabolike dhe tund rrjetën, duke ngritur peshë mijërat e të kuqve në stadium. por pas dhjetë minutash Tirana do të përmbyste gjithçka, me dy penallti të njëpasnjëshme. Në fillim është Bitri që pengon Torasën, një rast disi i dyshimtë e që i kushtoi me karton të kuq për protesta Bitrit, e ku Batha me saktësi nga pika e 11-metërshit shënon golin e barazimit në 15’. Më pas në aksionin e radhës është Telushi që ndërhyn gabimisht ndaj Kale dhe gjyqtari Xhaja i ndodhur fare pranë aksionit nuk heziton të tregojë me gisht pikën e penalltisë. Sërish protesta nga të kuqtë, por gjyqtari nuk ndryshon mendje. Dhe Batha është sërish i saktë, duke shmangur në goditje Hoxhën dhe Tirana jo vetëm përmbys Partizanin por kalon në avantazh. Trajneri i Partizanit, duke parë situatën e dobët në prapavijë, largon Braun dhe aktivizon Bilalin, ndërsa Tirana në kushte epërsie në rezultat dhe në aspektin numerik në fushë, tenton të ulë ritmin dhe të menaxhojë kontrollin e topit. Edhe pse me 10 vetë në fushën e lojës Partizani ia del të krijojë raste e të vendosë në rrezik portën e Tiranës, duke luajtur si i barabartë e më mirë se bardheblutë. Tirana në minutat e mbetura të pjesës së parë tentoi kundërsulmin dhe pati një rast me Kobinah në fund, por nuk arriti të finalizonte.

Pjesa e dytë

45 minutat e dyta dëshmuan se epërsia numerike të jep avantazh të padiskutuar. Edhe pse Partizani u përpoq në minutat e para të befasonte me sulme të shpejta në krahë dhe në qendër, ishte Tirana që u tregua konkrete në veprime dhe ia doli ta fusë në “xhep” fitoren, sidomos me autogolin e Idrizajt që shënoi në portën e tij në minutën e 63-të. Ishte një gol që i dha praktikisht fund ndeshjes. Në epërsi të thellë Tirana nisi të menaxhojë lojën me kujdes, duke dashur që të mos u japë asnjë shans të kuqve. Në minutat e fundit të ndeshjes protagonist u bë Muçi, i cili realizoi dy gola, për ta çuar rezultatin në 5-1 dhe duke i dhënë një goditje të rëndë “demave”, që marrin një prej disfatave më të rënda në historinë e përplasjeve me Tiranën. Madje kjo konsiderohet si një prej humbjeve më të trishta të të kuqve në gjithë historinë e klubit, një disfatë që mund të sjellë pasoja për lojtarët dhe stafin teknik. Muçi shënoi fillimisht në minutën e 82-të golin e katërt për Tiranën, ndërsa golin e pestë e shënoi në minutën e parë shtesë. Në fund të ndeshjes u ndëshkua me të kuqe edhe mesfushori i Tiranës, Torasa. Kjo fitore e afron skuadrën e Tiranës më afër me titullin, megjithëse Kukësi është shumë pranë dhe do të shfrytëzojë duelin me Teutën për të mbajtur ritmin me 24-herë kampionët. Pas kësaj fitoreje, Tirana shkon në 47 pikë, 5 më shumë se Kukësi i vendit të dytë (verilindorët kanë një ndeshje për të luajtur sot) dhe 9 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë.