BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Sport

Tirana u rikthehet lojtarëve që e nxorën kampion më 2019, pas Ngosë kthehet edhe Muça

Tirana u rikthehet lojtarëve që e nxorën kampion më 2019,

Tirana shpreson të bëjë një merkato cilësore e të formatojë një grup të aftë për të fituar trofe. Puna për formatimin e skuadrës së sezonit të ri ka nisur dhe drejtuesit e Tiranës shpresojnë që grupi të jetë gati në kohë e të rrisë pretendimet e tij që në fillim të edicionit. Në fakt, Tirana gjithmonë ka qenë një skuadër pretendente dhe ajo llogaritet gjithmonë si një skuadër favorite për trofetë sezonalë, por sezonin e kaluar ajo gaboi shumë me ndryshimet në grup dhe në pankinë. Ndryshime trajnerësh të shpeshtë, largime të futbollistëve që ishin pjesë e shtyllës kurrizore të skuadrës apo dhe mungesë elementësh  ë bënin diferencë. Prandaj, këtë herë Tirana synon të tejkalojë këto probleme dhe është duke menduar të formatojë grupin ë ka pasur më parë në sezonin që doli kampion, pra 2019-2020, një sezon ku fitimi i titullit kampion përkoi me 100-vjetorin e themelimit të klubit. Por si e ka menduar Tirana kthimin e tyre? Kanë qenë fillimisht ca lëvizje të vogla që kanë çuar në lëvizjet e mëdha. Madje me kthimin e Majkëll Ngosë, që duket se ishte premtim i presidentit Halili, në listë i pari që pritet të kthehet është mbrojtësi Gentian Muça, i cili ka qenë më parë pjesë e skuadrës si titullar e madhe dhe kapiten i saj. Si Ngo dhe Muça janë elementë që bëjnë diferencë, Prandaj dhe Tirana po i reklamon fort goditjet e saj në merkato.

Muça, një kthim që do të forconte mbrojtjen

Referuar medieve sportive Tirana është duke punuar për të kthyer në gjirin e saj një mbrojtës cilësor dhe njëherësh ish-kapitenin. Sipas shkrimeve sportive, Gentian Muça mund të rikthehet te Tirana. Klubi bardheblu dhe lojtari janë në bisedime që pas një viti ndërprerjeje të rinisin bashkëpunimin. Ndonëse ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, palët kanë diskutuar këtë verë dhe nëse Muça largohet nga Prishtina, mund të afrohet te Tirana. Lojtari për momentin është i grumbulluar me prishtinasit për ndeshjet e Europës dhe ndoshta do të largohet pas mbylljes së aventurës europiane. Për bardheblutë kthimi i Muçës do të ishte një lajm i bujshëm, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kampione dhe do të pritej mirë nga të gjithë në kryeqytet.

Ngo i thur elozhe presidentit Halili, shihet përorcim i madh për Tiranën

Siç thamë Muça nuk është elementi i vetëm që synon të ktehhget tek Tirana. Shembullin para tij e dha sulmuesi Majkëll Ngo, i cili një edicion më herët bëri punë të mira në kampin bardheblu. Ndërkohë, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit për t’iu drejtuar kryeqytetit, Majkëll Ngo ka takuar menjëherë presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Në “Story”-n e publikuar nga klubi bardheblu, shihet takimi me shumë afrimitet i Ngosë me Halilin dhe një mini “këngë” e sulmuesit anglez. Presidenti Halili i uroi mirëseardhjen britanikurt me fjalët: “Mirëserdhe, suksese dhe mbarësi.” Ndërsa Ngo e falënderon dhe më pas Ngo fillon dhe “këndon”: “Ça bona, ça bona, Tirona dashni. Tirona kampion, pasha jetën”, përfundon Ngo. Ardhja e Ngo dhe kthimi i Muçës mund të pasohet me të tjerë, kuptohet, Tirana është një destinacion që nuk i thuhet “jo”, sidomos për lojtarët që militojnë në Kategorinë Superiore.