BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Sport

Tirana zhbllokon merkaton, i premton FIFA-s se do të paguajë dëmin ndaj ish-lojtarit Cise

Tirana zhbllokon merkaton, i premton FIFA-s se do të paguajë

Tirana duket se ka marrë masat me shpejtësi për të evituar bllokimin e merkatos nga ana e FIFA-s, për çështjen e pagave të padhëna ndaj ish-futbollistit të saj Mokhtar Cise, i cili besohet se kërkon 200 mijë euro në varësi të marrëveshjes së bërë. Tirana nuk ka përmendur shifra, por nga klubi bardheblu kanë bërë të ditur se është gjetur gjuha e bashkëpunimit me FIFAN- dhe kjo gjuhë arrihet vetëm po të bëhet pagesa. Dhënia e garancisë për zyrtarët e FIFA-s mund të jetë dhënë nëpërmjet veprimeve konkrete bankare e për këtë duket se FIFA po pret e tërhequr që të ketë zgjidhje mirëkuptimi mes palëve. Referuar informacionit zyrtar, Tirana nuk do të jetë e bllokuar për të bërë goditjet e saj në këtë merkato janari, teksa vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos, që vendosi në panik kryeqytetasit. E gjithë kjo erdhi pasi Tirana si palë e tretë ndaj ish-futbollistit Moktar Sise, duhej të paguante një shumë prej 300.000 eurosh te klubi i tij i mëparshëm Kasablanka. Megjithatë, drejtuesit u treguan të shpejtë dhe vendosën kontakte me FIFA-n dhe Kasablankën e në këtë formë ia dolën të zhbllokonin merkaton. Kështu, pritet që në vijim kampionët në fuqi të zyrtarizojnë goditjet e radhës teksa i pari është Taulant Seferi. “KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë? të kryejmë? të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë? veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Osmani: Seferi do të mbetet i yni

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, në konferencën e djeshme për shtyp foli rreth çështjes së bllokimit të merkatos. Osmani ka shpresën se merkato do të zhbllokohet së shpejti, ndërsa i premton Taulant Seferit se shumë shpejt do të veshë bluzën e Tiranës. “Disa nga mediat e kanë nisur keq këtë situatë. Dikush ka thënë që janë paga, nuk mendoj se janë paga të prapambetura. Jemi viktimë në këtë situatë, por jemi të detyruar ta mbyllim këtë çështje sa më shpejt, pasi koha nuk na pret. Mendoj që hapat i kemi marrë që në momentin e parë, dua të falënderoj njerëzit që janë marrë me këtë gjë, madje edhe nuk kanë fjetur gjumë. Kam besimin që shumë shpejt ne do e hapim merkaton. Do mendoja që Tirana do rrezikonte shumë nëse do të ishte një vendim i prerë. Edhe sikur të mos kishim të drejtën të bënim pagesën, prapë do të ishte e mbyllur. Nuk rrezikojmë në asnjë moment, kemi besimin që shumë shpejt kjo situatë do të kalojë. Që në momentin që na ka ardhur konfirmimi që merkato jonë është mbyllur, kemi filluar interesimin. Nga momenti në moment presim, do ja u tregojmë të gjithëve situatën dhe atë që do ndodhë”, theksoi ai. Osmani komentoi edhe çështjen e blerjes së lojtarit të Kombëtares Taulant Seferi. “Janë gjëra që nuk më takon mua t’i flas. Seferi mendoj që është lojtar i Tiranës, shumë shpejt mund të bëhet prezantimi i tij. Më vjen që shumica e gazetarëve interesohen edhe për ta çuar diku tjetër. Dua ta falënderoj si një djalë korrekt dhe i premtoj, ashtu siç ia kam premtuar, se shumë shpejt do e veshë bluzën e Tiranës. Bylis? Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk mendoj se do të ndikojë kjo situatë te lojtarët dhe trajneri. Të gjithë janë nën kontratë, besoj që nuk është problem për komplet grupin që kemi. Firo? Nga Tirana do ketë firo vetëm nëse ofertat që vijnë janë të kënaqshme për klubin. Jo vetëm Ismajlgeci, të gjithë lojtarët e Tiranës kanë oferta dhe kjo është një gjë shumë e mirë për klubin. Nuk mendoj që të përsëritën situatë të tilla. Për momentin na intereson të mbyllim këtë çështje”, theksoi më tej Osmani. Në fund komenton situatën në merkato, ku thotë se do të plotësohen kërkesat e trajnerit Dede. “Mendoj që ne si klub do bëjmë të pamundurën për të plotësuar kërkesat e trajnerit Dede. Nuk kërkon 7-8 lojtarë, do një, dy apo tre. Do bëjmë të pamundurën që t’ia plotësojmë këto kërkesa. Emrin e parë e keni marrë”, u shpreh Osmani.