BREAKING NEWS

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak dhe numri i infeksioneve 107 më pak

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak
x

Sport

Tiranë e çmendur, përmbys Kukësin në 5 minutat e fundit dhe merr kreun e Superiores

Tiranë e çmendur, përmbys Kukësin në 5 minutat e

Tirana hodhi dje një hap drejt titullit, por të merret parasysh fakti se ka fituar në fazën e fundit ndaj dy rivalëve direktë për titull, derbin me Partizanin dhe tani së fundmi me Kukësin, një rival kryesues. Ndeshja tjetër do të jetë sërish derbi, me Partizanin, ku e ku më e rëndësishme, por fitorja e djeshme me Kukësin e ka rikthyer Tiranën në krye të renditjes dhe tani bardheblutë mund të ëndërrojnë titullin pas gati një dekade “shterpësi”. Skuadra 24-herë kampione mundi mbrëmë në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet Kukësin, me shifrat 2-1, duke marrë një trepikësh që jo vetëm e ngjit në krye, por i jep të drejtën morale të cilësohet si favorite kryesore për titull. Gjithçka shkoi mirë në minutat e fundit, ku Batha dhe Torasa përmbysën Kukësin, të cilit i kishte ardhur në ndihmë autogoli i Kristi Vangjelit. Dhe bardheblutë kanë të drejtë të shpresojnë për realizimin e objektivit madhor pas kësaj ndeshjeje, pasi skuadra e tyre, me trajnerin Emanuel Egbo po tregohet e pathyeshme.

Ndeshja, përmbysje me karakter e Tiranës

Tirana përmbysi Kukësin në “Air Albania” brenda tri minutave të çmendura, duke fituar një përballje direkte për titull, që deri 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt e kishte të humbur. Të tre golat e takimit, në fakt, u shënuan nga bardheblutë, teksa perla e Idriz Bathës dhe goli i Torasës e bënë të pavlefshëm autogolin e Vangjelit. Një sukses u pabesueshëm dhe i arritur ndoshta në mënyrën e duhur para derbit të madh të kryeqytetit, që premton të tjera shkëndija fundjavën e ardhshme. Pjesa e parë ishte e pasur me raste nga të dyja skuadrat, por gjithsesi përfundoi me rrjeta të paprekura. Portieri i Kukësit, Xhika, shfaqet vendimtar me pritjet e tij në të paktën në tri raste: në tentativën e Muçit nga distanca, goditjen e lirë të Bathës, tentativën nga afër të Kobinah. Nga ana tjetër, Vasil Shkurtajt iu anulua një gol pasi më parë kishte shkaktuar ndërhyrje të parregullt, ndërsa Rroca humb një mundësi të artë nga vija e 16 metrave në përfundim të këtij fraksioni, teksa goditja e tij, përfundoi ngjitur me shtyllën. Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtin vrull, derisa në minutën e 52-të Vangjeli, në tentativë për të shmangur rrezikun devijoi në portën e tij pasimin e Mustës, që kishte për destinacion Shkurtajn. U duk se Kukësi, me cilinë që ka në përbërje, e hipotekoi suksesin, por gjithçka ndryshoi pas ndëshkimit të Teqjes me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht me të kuqi, në minutën e 84-t. Pikërisht nga ndërhyrja e gabuar e Teqjes përfitoi Batha, që ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e lirë, me topin që përfundoi në trekëndësh, aty ku nuk mund ta arrinte Xhika, 1-1. Shpërthen në festë stoli i Tiranës dhe tribuna ku ishin akomoduar tifozët bardheblu, për më e mira për 24 herë kampionët e Shqipërisë do të vinte vetëm tri minuta më vonë, kur Torasa shtyu me lehtësi në rrjetë pasimin e Kobinah, që ka meritën kryesore në këtë gol, pasi vallëzoi në fundore duke kaluar disa mbrojtës të Kukësit. Në minutat në vazhdim Tirana, në superioritet numerik arriti ta ruante epërsinë, duke siguruar një fitore të madhe, që e ngjit në vendin e parë me 44 pikë, dy më shumë se Kukësi.

Egbo: Ishte dorë e Zotit, kjo Tiranë të mrekullon

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, u konfirmua edhe një herë në “Air Albania” si fatsjellës dhe jo vetëm kaq, por ai regjistroi rezultatin e 11-të rresht pozitiv, prej të cilëve 10 fitore e një barazim. Pas fitores së djeshme me përmbysje ai u shfaq i emocionuar para kamerave. “Nuk e di, jam pa fjalë, nuk e di ku të filloj, lavdia i shkon atij që e ka bërë gjithçka. Kjo është një mrekulli, ai që ka bërë Tiranën e Shqipërinë, të gjithë botën, është Zoti. Zoti i jep atij që jep 100% në fushë, atij që jep zemrën e beson te ai. Nuk di si të falënderoj çunat me shpirt gare që treguan, Zoti e tregon çfarë është brenda ekipit.  Kobinah është një lojtar që e njohim se mund të rrije 10-15 minuta në hije, pastaj ai shfaqet. E dimë se me një top mund të bëjë diferencën, si mund ta bëjë sot. Derbin ta lëmë, përpara ta shijoj këtë fitore që kam marrë sot, mendoj se një ditë më shumë pushim nuk është shumë, nesër jemi në stërvitje, njëlloj si Partizani. Tani skuadra e ka krijuar atë mentalitetin. Nuk besoj se lojtarët do të futen në eufori, morali është i lartë, besimi është i lartë”, u shpreh Egbo.