BREAKING NEWS

Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj rrezikun e madh që e pret vendin

Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj
x

Sport

Tiranën e bllokoi FIFA, Partizani shfrytëzon rastin për të marrë lojtarin e Kombëtares

Tiranën e bllokoi FIFA, Partizani shfrytëzon rastin për të

Taulant Seferi ndodhet në kryeqytetin shqiptar, i ftuar nga Tirana, por në kushtet kur FIFA ia mbylli dyert e transferimeve klubit bardheblu, ai tani është në negociata me “demat” e Partizanit. Të kuqtë tashmë me dritën jeshile për të kryer lëvizje, kërkojnë të përfitojnë menjëherë nga bllokimi i merkatos së Tiranës duke u rrëmbyer bardhebluve një futbollist me të cilin drejtuesit e kampionëve ishin dakordësuar madje duke e publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit. Referuar edhe informacioneve të ndryshme mediatike online që u servirën ditën e djeshme nga burime pranë klubit të kuq, se kontaktet mes Partizanit dhe përfaqësuesit të futbollistit kanë nisur, madje ka patur bisedime edhe mes klubit të Jung Bojs, që zotëron kartonin e 24-vjeçarit dhe drejtuesve të 16 herë kampionëve të Shqipërisë. Formula që punohet është e njëjta si në rastin e transferimit të munguar tek Tirana, më konkretisht huazim deri në fund të sezonit, teksa pagesa mund të ndahet mes klubit zviceran dhe atij shqiptar. Në verë përfundon edhe kontrata e Seferit me Jang Bojs dhe nëse palët gjejnë akordin, atëherë nuk përjashtohet edhe nënshkrimi përfundimtar me të kuqtë në merkaton verës, por kjo do të varej nga pjesëmarrja apo jo në Europë e “demave”. Futbollisti i kombëtares shqiptare është në kërkim të minutave duke qenë se këtë sezon nuk është aktivizuar për asnjë sekondë në ndeshje zyrtare me Jang Bojs dhe Shqipëria duket se është destinacioni i preferuar i djaloshit nga Kumanova, pavarësisht se interes për të ka shfaqur edhe Shkëndija e Tetovës. Për momentin pranë tij ndodhet pikërisht Partizani që me rihapjen e merkatos ka siguruar shërbimet e Stenio Junior. Ish lojtari i Shkëndijës së Tetovës pritet t’u bashkohet “të kuqve” ditën e hënë, për të nisur stërvitjen nën urdhrat e Ilir Dajës.

Bitri: Partizani në rrugën e duhur, jemi të fokusuar për kreun

Mbrojtësi Eneo Bitri është një nga liderët e Partizanit në mbrojtje, por nga ai nuk kanë munguar edhe gola vendimtarë. Së fundmi, në një intervistë për RTSH Sport, Bitri thekson se në këtë pjesë të dytë të sezonit do të jenë më të fokusuar pasi sido që të ishte çështja e merkatos së bllokuar ndikonte. “Mendoj se këtë pjesë të dytë do të jemi më të fokusuar te kampionati, pasi kishim problematikën e merkatos dhe kemi qenë pak të shpërqendruar, tani me hapjen e merkatos shpresojmë të përforcohemi dhe do të jemi më të foksuar”. Mbrojtja e dytë më e mirë- “Personalisht, më bën të ndjehem mire më jep siguri, por ne mbrojmë të 11 dhe sulmojmë të 11. Edhe golat kanë ardhur nga mbrojtja dhe kemi mbrojtur duke nisur nga sulmi, kjo është mënyra jonë”. Posti i titullarit nga Sormani dhe tashmë vazhdon me Dajën- “Me italianët më dhanë mundësinë, e kanë parë të arsyeshëm të më fusin, pastaj vlerat e trajnerit Daja dihen në kampionatin shqiptar dhe dua të rritem edhe më shumë”. Apolonia ndeshja e radhës- “Apolonia ka çuna të rinj dhe me dëshirë, por mendoj se duhet të arrijmë drejt fitores”, u shpreh Bitri.

Idrizaj: Apolonia s’duhet nënvlerësuar

Partizani ka rinisur stërvitjen prej disa ditësh në kuadër të sfidës së parë për këtë vit 2021. Të shtunën demat do të presin Apoloninë, një takim që nuk duhet nënvlerësuar. Me vlerësimin për çdo kundërshtar i afrohet kësaj ndeshjeje Hektor Idrizaj. Vlonjati pretendon më të mirën dhe këshillon për vëmendje maksimale. Në 12 ndeshjet e para paraqitjet e demave kanë qenë tërësisht pozitive. Në fillim të sezonit edhe vetë mbrojtësi ishte skeptik ndërsa tashmë është i kënaqur me performancat e skuadrës. Rihapja e merkatos pas vendimit të gjykatës së Lozanës shihet edhe nga lojtarë si një mundësi shumë e mirë për të shtuar konkurrencën në ekip dhe për të shpërndarë ngarkesën. Objektivi i Partizanit ende është i pacaktuar zyrtarisht, megjithatë sa më e mirë të jetë vazhdimësia aq më lartë vendoset qëllimi. Paraqitja e Hektor Idrizajt në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë, 31-vjeçari tregon ndryshimin në krahasim me edicionin e shkuar.