BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Sport

Tiranën e presin favoritët rumunë, Laçi merr frymë lirisht, Partizani sheh në horizont Steauan

Tiranën e presin favoritët rumunë, Laçi merr frymë

Bardheblutë i presin në fazën tjetër pretendentët e CFR Kluzh, kurbinasve u ofrohet çifti maltezo-moldav, Vllaznia me Universitae Kraiovan

Dje u hodh dhe shorti për raundin e dytë të kompetecioneve për klube Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Tirana, në rast suksesi në turin e parë ndaj homologëve luksemburgas të Dudelanzh, do ballafaqohen në raundin pasardhës me fituesin e çiftit Pjunik (Armeni) dhe CFR Kluzh (Rumani). Bardheblutë nisen favoritë ndaj luksemburgasve, por në raundin e dytë do t'i duhet shumë punë për të thyer kampionët rumunë. Por, në rast se Tirana eliminon Dudelanzhin dhe në fazën e dytë skualifikohet nga CFR Kluzh, atëherë kalon automatikisht në raundin e tretë Ligës së Konferencës ku do të presë humbësin e çiftit Zrinjski (Bosnje-Hercegovinë)-Sherif Tiraspol (Moldavi) në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në rast se Tirana nuk ia del të thyejë rumunët e CFR Kluzh ka shansin e mirë të kalojë në fazën play-off të Ligës së Konferencës pasi kampionët moldavë të Sherifit janë favoritë absolutë për të eliminuar boshnjakët e Zrinjskit. Kujtojmë që Sherif luajti në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar në grup me Real Madridin, Interin dhe Shahtjor Donetsk ku ia dolën të shkaktonin një nga befasitë më të mëdha në historinë e futbollit pasi fituan ndeshjen e grupit në Spanjë 1-2 ndaj "Los Blancos". Lidhur me datat e ndeshjeve, bardheblutë e zhvillojnë sfidën e parë në tokën luksemburgase në datat 5 ose 6 korrik dhe aktin e kthimit e luan në Tiranë në datat 12 ose 13 korrik.
Laçi shpreson mrekullinë, Partizani dhe Vllaznia pa fat
Fatlumë mund të ndihen dhe kurbinasit e Laçit. Skuadra e drejtuar nga tekniku kryeqytetas Shpëtim Duro, nëse kalon me sukses provën e parë në Ligën e Konferencës kundër malazezëve të Iskras, në fazën pasuese i pret fituesi i çiftit Floriana (Malë)-Petrokub Hinçesti (Moldavi). Kurbinasit kanë mjaft shanse të kalojnë në fazën e tretë të kompeticionit teksa ka mjaft shanse moldavëve të Petrokub Hinçestit, të cilët kanë më shumë mundësi t'ia dalin me sukses në raundin e parë përballë modestëve të Florianës nga Malta. Short i ashpër për Vllazninë e Mirel Josës. Shkodranët e nisin nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës dhe janë çiftuar me rumunët e Universitae Kraiovas. Kujtojmë që klubi ballkans u eliminua  sezonin e kaluar në raundin të këtij kompeticioni nga Laçi, të cilët triumfuan në dy takime me rezultatin 1-0.  Ky rezultat shkaktoi tronditje të mëdha te Universitae Kraiova pasi konsideroheshin favorit për të kaluar në fazën e tretë. Tashmë, Vllaznisë do t'i duhet t'i kërkojë një dorë të mirë ndihme nga Laçi. Të pafat për të vazhduar në raundin e tretë është Partizani. "Demat" do të sfidojnë gjigantët rumunë të Steaua Bukureshtit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nëse ia dalin me sukses me gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisit. Ndeshjet e para të Ligës së Konferencës zhvillohen në 7 korrik, ku Partizani udhëton në Gjeorgji ndërsa Vllaznia dhe Laçi presin kundërshtarët në shtëpi. Akti vendimtar luhet në datën 14 korrik.