
Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Tiranës i ikën titulli nga duart, Partizani merr kreun dhe vë një dorë tek trofeu

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Maj 2023

Frenimi i Tiranës dje në Rrogozhinë nga Bylisi, në një barazim 2-2, në kuadër të xhiros së 35-të, ka bërë që bardheblutë të humbasin kryesimin e Superiores dhe të largohen nga titulli, ndërsa numri një në renditje ngjitet Partizani, që me fitoren e djeshme në Elbasan ndaj Kastriotit ka rimarrë kreun e klasifikimit dhe praktikisht ka vendosur një dorë tek titulli kampion. Ka qenë një javë vendimtare, pasi disfata e Tiranës nuk ishte e pritshme, për më tepër që kjo ndeshje do të komentohet gjatë për një penallti të dhënë në dëm të bardhebluve, një penallti e dyshimtë e dhënë nga gjyqtari Kridens Meta. Por cilado qoftë ndërgjegjja e arbitrave, ajo që vlen ka rëndësi renditja dhe në këtë moment, një xhiro para fundit, Partizani ka vënë një dorë tek titulli, edhe pse skuadrat kanë pikë të barabarta. Kjo ndodh pasi të kuqtë janë më mirë në duelet direkte.
Kronologjia e javës 35
Tirana neglizhoi përballë Bylisit dhe praktikisht i “fali” titullin kampion Partizanit. Bardheblutë barazuan 2-2 në stadiumin e Rrogozhinës me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë. Një fund “triller” i këtij kampionati, që do të ketë ende për të “shfaqur” në javën e fundit. Skuadra kampione e Shqipërisë dhe skuadra e dytë që do të presë biletën për në Kategorinë e Parë do të vendosen në javën e fundit të kampionatit. Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën. Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin me 11-m. Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën. Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizloi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë). Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi – Erzeni. Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.
Ultrasit e Tiranës pushtojnë fushën, tentojnë të rrahin gjyqtarin Meta
Një ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar ndodhi në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për përfundimin e takimit, stafi dhe lojtarët e Tiranës rrethuan kryesorin Kridens Meta, të cilin e kontestonin për penalltinë e akorduar në favor të Bylisit (shënoi Adili). Më pas, me dhjetëra tifozë të Tiranës, të pranishëm në stadiumin e Rrogozhinës, çanë rrethimin dhe vërshuan drejt qendrës së fushës me qëllimin dhunimin e Metës. I rrethuar nga forcat e rendit, Meta iu shkëput turmës dhe vrapoi drejt dhomave të zhveshjes, por u ndoq këmba-këmbës nga disa ultras të Tiranës.
Më të lexuarat


Zbulohet oferta e parë e Barcelonës, ja sa do të paguhet Leo Messi

I skadon kontrata, kjo është skuadra 'bujare' ndaj Benzemas dhe e josh me ofertën e majme

Lionel Mesi “vjen” në Tiranë, ja ku do të mund ta takoni atë çdo ditë

Reali i shqetësuar, Benzema mund të përfundojë në Arabinë Saudite sezonin tjetër

Partizani kthehet tek titulli pas 4 vjetësh, Tirana mbetet nënkampione

Rrok Bardeli, një emër me histori në mundjen e lirë

“Ju kampion me VKM”, “Tirona Fanatics” reagon ashpër pas kurorëzimit të Partizanit

“Ndjesi unike, s’është trofeu im i fundit”, Alban Hoxha gëzon për titullin e Partizanit

“Demat e kuq” shpallen për herë të 17 kampionë të Shqipërisë

Grusht ndaj tifozit, futbollisti i njohur nuk përmbahet jashtë fushe
