BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tite sulmon Poçetinon: Kush vendos Nejmar në lojën në krah, s’është trajner, por gomar

Tite sulmon Poçetinon: Kush vendos Nejmar në lojën në

Tekniku i përfaqësueses së Brazilit mendon se trajneri i Paris San Zhermen nuk e ka kuptuar ku e ka kapacitetin “ylli” brazilian

Ditët e Nejmar në Paris janë të numëruara. Situata mes tij e klubit ka agravuar së tepërmi dhe të gjithë presin që braziliani të largohet. Ai shihet si dështim, ndërkohë që mediat franceze besojnë se qëndrimi i Mbape i ka hapur rrugën e largimit Nejmarit. Nga ana tjetër, mospërshtatja e tij në skuadër lidhet me dobësitë e trajnerit Mauricio Poçetino. Në fakt, Nejmar mbylli një sezon nën pritshmëritë e drejtuesve të PSG, me këta të fundit që tashmë nuk e konsiderojnë të paprekshëm sulmuesin dhe në rast të një oferte të kënaqshme nga ana ekonomike, atëherë do të pranin negociatat për të shitur brazilianin. Ndërkohë, në krah të Nejmar ka dalë trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite, i cili në fakt fajin për rendimentin e futbollistit, edhe pse nuk përmend emra, e kalon te Mauricio Poçetino. Tite thekson se Nejmar duhet të luajë më pranë zonës kundërshtare në mënyrë që në pah të dalë ana kreative e 30-vjeçarit. “Nejmar duhet të shfaqë sa më shumë pjesën e tij krijuese sepse në këtë formë mund të bëhet deçiziv dhe të zgjidhë një ndeshje. Nëse një trajner e vendos Nejmar të spostuar në krah, atëherë unë do ta quaja atë një “gomar” sepse në atë pozicion ai limitohet shumë”, u shpreh Tite. Ky i fundit i ka ndryshuar vendosjen Nejmar me Brazilin dhe tashmë sulmuesi është më aktiv gjatë lojës duke rënë pothuajse gjithë kohën në kontakt me topin dhe këtë Tite, kërkon që ta aplikojnë edhe te PSG në mënyrë që të marrin më të mirën nga ish-lojtari i Barcelonës. Ndërkohë, problemet e Nejmar në radhët e PSG-së po shtohen, aq sa braziliani duket i padëshiruar. PSG ka informuar Nejmar se nuk e preferon në organikën e skuadrës për sezonin 2022-2023. Braziliani ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e klubit francez me këta të fundit që në verën e vitit 2017 paguan plot 222 milionë euro për ta transferuar 30-vjeçarin nga Barcelona. Mirëpo, duket se aventura e tij tashmë ka ardhur në fund dhe kryeqytetasit kërkojnë ta largojnë me patjetër aq sa janë të gatshëm të negociojnë edhe një huazim të mundshëm, si dhe të paguajnë gjysmën e rrogës që përfiton aktualisht Nejmar. Ndërkohë, dy klubet të cilat janë lakuar si alternativë për të ardhmen e brazilianit janë Juventus dhe Barcelona. Bardhezinjtë kërkojnë një goditje me efekt në merkato, një figurë e cila garanton sukses edhe në anën e marketingut e për këtë aspekt Nejmar është nga më të vlerësuarit. Por, nuk mund të anashkalohet edhe një rikthim te Barcelona, diçka që sulmuesi do ta priste me kënaqësi, edhe pse pengesë e madhe është situata ekonomike e katalanasve.