Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Titull për 100-vjetor, Tirana ecuri kampioneje pas 15 vjetësh

Postuar: 17/09/2019 - 07:22

Tirana ka grumbulluar 10 pikë në katër javët e para të kampionatit të ri, duke qenë në vend të parë dhe e shkëputur 3 pikë nga ndjekësit, të cilët nuk e shfrytëzuan rastin për të mbajtur të njëjtin ritëm si bardheblutë, që thyen të shtunën Skënderbeun me rezultatin 3-1. Natyrisht, Partizani, Kukësi dhe Teuta mbeten rivalët kryesorë të skuadrës 24-herë kampione, por bardheblutë shpresojnë ta thellojnë hap pas hapi diferencën me ndjekësit, pasi këtë edicion kanë ambicie të mëdha për titull. Tirana e këtij sezoni bind në disa aspekte, edhe pse është ende herët për të dhënë një trajtim cilësor në aspektin sportiv mbi pritshmëritë e garës. Së pari Tirana ka grumbulluar lojtarë të mirë në merkato, duke marrë lojtarë me eksperiencë dhe të nivelit të Kombëtares, sikurse janë Vangjeli, Osmani, Lila e ndonjë tjetër, apo dhe të rinj premtues që kanë shans për të shkruar faqe suksesi në karrierën e tyre e një prej këtyre lojtarëve është sulmuesi Grent Halili, djali i presidentit të klubit, Refik Halilit. Nga ana tjetër, në këtë edicion nuk janë shfaqur shenja krize, as të marrëdhënieve të brendshme e as financiare dhe ky është ogur i mirë, pasi Tirana gjatë viteve të fundit ka vuajtur mjaft nga këto probleme. Por ka dhe një tjetër arsye që e mban Tiranën në krye dhe me pretendime të mëdha. Është 100-vjetori i klubit, i cili do të festohet vitin e ardhshëm dhe Tirana dëshiron ta fitojë titullin ë t’ua bëjë dhuratë fansave me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit. Dihet që Tirana është themeluar si klub në vitin 1920, fill pasi qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi që kryeqyteti të jetë Tirana. Pra janë disa arsye edhe historike që Tirana e lakmon këtë trofe, i cili do të rikthente bardheblutë sërish në majën e futbollit dhe njëherësh do të pajtonte tifozerinë me klubin. Në këtë momente ky raport nuk është në kulminacionin e vet më të mirë, prandaj për presidentin Halili ka nevojë që të përmirësohen marrëdhëniet dhe këtë e siguron vetëm titulli kampion. E thënë ndryshe, Tirana e këtij sezoni është “mprehur” për të fituar titullin dhe shenjat e kësaj vendosmërie janë dhënë në këto javë të para, dëshmuar më mirë se në çdo gjë tjetër tek besimi i trajnerit Ardian Mema tek grupi i tij. Kjo Tiranë po funksionon dhe kjo është evidente.

Hidi i bindur: Titullin e fiton Tirana

Nuk është vetëm trajneri Ardian Mema që beson tek skuadra e tij. shumë lojtarë me eksperiencë, madje dhe ish-futbollistë bardheblu, besojnë se Tirana e këtij edicioni është e gatuar për të fituar trofe. Një prej tyre është dhe portieri Isli Hidi, i cili këtë sezon mbron ngjyrat e Bylisit të Ballshit, skuadër që shkaktoi një surprizë të bukur në fundjavë, pasi mundi Kukësin pretendent me përmbysje, 2-1. Hidi, ish-portieri bardheblu që pati një karrierë brilante edhe në Qipro, është ndalur fillimisht tek puna me skuadrën e tij dhe faktin që shënoi gol me penallti për Bylisin. “Para se të niste kampionati jemi ushtruar shumë në lidhje me penalltitë apo goditjet e dënimit, jam futur me dëshirën time të godisja sepse më pëlqen. Trajneri më vendosi mua të godisja, dhe të gjithë ishin dakord. Që në momentin e parë kur kam ardhur kam parë një skuadër të re dhe me dëshirë që lufton në çdo sektor të fushës, janë lojtarë të rinj që duan të aprovohen. Është një grup shumë i mirë dhe kjo për meritë të presidentit Besnik Kapllanaj”, është shprehur gardiani veteran i kampionatit. Më tej Hidi foli për objektivat e skuadrës dhe ato personale këtë sezon. “Kampionati është i gjatë duhet të sigurojmë pikë të dhe të jemi në mes tabelës, nëse marrim më shumë pikë pse jo mund të mendojmë për më shumë. Kampionati shqiptar nuk ka diferenca nëse jep maksimumin. Sa i takon Teutës, duhet të them që largimi nga Durrësi ishte në momentin e fundit, nuk e prisja por janë vendime të stafit. Dëshira dhe ajo që mund të jepja për futbollin shqiptar më bëri të pranoja ofertën e Bylisit”, vijoi Hidi. Në fund, vjen komenti domethënës për Tiranën, ku Hidi e pranon hapur se është favorite. “Mendoj që është viti i Tiranës, duke parë ekipin dhe lojtarët që kanë marrë. I kanë të gjitha komponentët duke parë ekipet e tjera me oshilacione. I takon duke qenë se ka edhe 100-vjetorin, për mendimin tim janë pretendentët kryesor”, përfundoi “gardiani” tiranas i Bylisit, Isli Hidi.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh