BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Titulli i Tiranës në dorë të Partizanit, derbi i fazës 4 përcaktues për sezonin

Titulli i Tiranës në dorë të Partizanit, derbi i fazës

Kategoria Superiore do edhe 7 javë të mbyllë kalendarin e saj për këtë edicion. Janë në valle edhe 21 pikë, një kuotë e mjaftueshme për të nxjerrë kampion, në aspektin e mundësive matematikore, edhe Partizanin, edhe pse ky i fundit ka vetëm 41 pikë, 18 pikë më pak se Tirana e vendit të parë. Natyrisht, në garën për titull vëmendja duket midis dy ekipeve, Tiranës kryesuese dhe Kukësit ndjekës, diferenca mes të cilëve është 6 pikë. Verilindorët ishin 9 pikë larg, por fituan ndeshjen e fundit (ndaj Flamurtarit, 4-1), ndërkohë që Tirana e humbi duelin e saj në Durrës (0-1) me Teutën. Kjo bëri që diferenca të ngushtohet dhe të rihapet gara për titull, pasi kalendari ofron përplasje të forta në ndeshjet e mbetura. Referuar kësaj, për Tiranën ka vetëm malore në ditët e ardhshme dhe presioni është i gjithi mbi bardheblutë. Ecuria e skuadrës nën drejtimin e Manuel Egbosë ka qenë fantastike, por edhe ecuria e Kukësit ka qenë e mirë dhe ndeshjet e fundit kanë sjellë një raport të ri rivaliteti. Janë vetëm 6 pikë diferencë dhe kjo nënkupton se përcaktuese për fatet e sezonit, janë ndeshjet direkte mes rivalëve. Pra dueli Kukësi-Tirana do të ketë peshën kryesore, por në kalendarin e ndeshjeve të mbetura, vendimtar duket se do të jetë edh derbi Partizani-Tirana. Duhet që bardheblutë të mos pësojnë humbje në këto dy sfida, sidomos në derbi, pasi rrezikojnë t’a “dhurojnë” titullin tek Kukësi. Gjithçka mund të ndodhë dhe situata nuk duket aq premtuese për bardheblutë që deri para ndeshjes me Teutën udhëhiqnin me siguri dhe entuziastë në vetvete. Duke marrë parasysh pozicionin e vendit të parë, pra Tiranës, në duelin e radhës ajo do të presë Vllazninë, një duel që duhet ta fitojë patjetër dhe shihet realisht favorite. Më pas do të ketë një transfertë shumë të vështirë në Korçë përballë Skënderbeut. Kjo ndeshje do të jetë testi i parë i vërtetë për bardheblutë. Paralel me Tiranës, në dy xhirot e radhës, Kukësi përplaset me Laçin e më pas pret Bylisin, dy duele vendimtare dhe për kuksianët. Më pas mes tyre do të ketë përplasje direkte, në kuadër të javës së 32-të, duel që do të luhet në kryeqytet. Kush e fiton atë ndeshje afrohet me titullin, me siguri që Tiranës i intereson dhe barazimi. Në xhiron pasardhëse, pra në javën e 33-të, 3 xhiro para fundit, Tirana luan derbin me Partizanin dhe nëse Tirana nuk i ka fituar ndeshjet deri në atë moment, atëherë sezoni mund të shkojë dëm, sepse derbit nuk i dihet si përfundon. Pra gara për titull rezulton plotësisht e hapur dhe xhirot 32 e 33 janë përcaktuese për trofeun kryesor të kampionatit.

Kalendari i Superiores, java e 30-të e shpërndarë në dy ditë

Kategoria Superiore këtë javë do të luhet sërish në dy ditë. Ndeshjet do të ndahen të premten dhe të shtunën. Kështu, më datë 19 të premten, në fushë do të zbresë Tirana e cila në kryeqytet pret Vllazninë. Pas disfatës me Teutën, bardhebluve nuk iu lejohen hapat fals për të mos komplikuar rrugën drejt titullit kampion, ndërkohë nga ana tjetër shkodranët, vazhdojnë të mbeten në pozicionin e “play-out” dhe pikët i kanë të nevojshme. Po të premten, do të luhet edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit. Të kuqtë u çliruan pas fitores së thellë 8-1 ndaj Luftëtarit dhe do të kërkojnë vazhdimësinë për të arritur në Kupat e Europës. Ndërkaq, vlonjatët tashmë janë të rrëzuar matematikisht dhe pikët nuk kanë më vlera. Ndërkohë, tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë. Kukësi udhëton në një transfertë delikate si Laçi. Verilindorët luajnë me objektivin e tre pikëve të plota për të vendosur nën presion Tiranën. Sakaq, Bylis pret Skënderbeun. Një sfidë e cila u luajt edhe para pak ditëve për llogari të Kupës, ku fitues dolën ballshiotët. Mbetet për t’u parë nëse do ia dalin të përsërisin suksesin. Ndeshja e radhës është ajo mes Luftëtarit dhe Teutës, me durrsakët që do të kërkojnë vazhdimësinë në transfertë.