BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Tjetër “kokë turku” në Superiore, Laçi largon Memellin dhe rikthen Prengën

Tjetër “kokë turku” në Superiore, Laçi largon

Kategoria Superiore mësoi dje emrin e radhës nga trajnerët që u bë “kokë turku”. Është fjala për Migen Memellin, i cili largohet nga drejtimi i skuadrës së Laçit. Në fakt e drejtoi atë për gjashtë javë gjithsej, por dy humbjet e fundit e vunë në vështirësi serioze dhe pas zhgënjimit të së dielës në Vlorë përballë Flamurtarit, pozitat e Memellit u lëkundën dhe dje erdhi edhe njoftoi që klubi do të kthejë në krye të pankinës Besnik Prengën, ish-teknikun që drejtoi Laçin në verë në Ligën e Europës, tekniku që mundësoi edhe një kalim të turit në këtë kompeticion, por që nuk dihet për çfarë arsyesh nuk qëndroi më tej në krye të skuadrës. Përtej kthimit të Prengës, shigjetat shkojnë për presidencën e klubit, e cila shkaktoi një trajner ende pa e mbushur një fazë loje. Dhe kjo është lëvizja e katërt e klubit kurbinas në harkun e gjashtë muajve të fundit. Kjo paqëndrueshmëri dhe mendjelehtësi, tregojnë se Laçi ka një problem serioz, nuk pranon asnjë disfatë në garë dhe ka një disnivel të shprehur midis pretendimeve shumë të mëdha, që janë për titull kampion, dhe nivelit të skuadrës që nuk është për të fituar kampionatin. Pra Memelli u bë “kokë turku”, një viktimë e radhës nga trajnerët e Superiores.

Situata dhe rikthimi i Prengës

Një barazim dhe një humbje në dy javët e fundit i kanë kushtuar pankinën trajnerit Migen Memellit në krye të Laçit. Presidenti Pashk Laska ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim në stolin e kurbinasve, duke rikthyer aty Besnik Prengën, trajneri që e udhëhoqi skuadrën në suksesin europian me kualifikimin në raundin e parë. Katër pikët në katër javët e fundit e kanë detyruar numrin një të klubit bardhezi të mendojë për ndryshimet në stol dhe në një situatë të tillë me kampionatin në vijim, zgjidhja ideale është një njohës i mirë i skuadrës. Besnik Prenga ka qenë në krye të ekipit gjatë verës, duke pasuar Gentjan Mezanin, për të udhëhequr Laçin drejt atij kualifikimi historik ndaj Anorthosis Famagustës. Në këtë mënyrë edhe pse kemi të bëjmë me një rikthim, Prenga është lëvizja e 4-t në stolin e finalistëve të kupës. Largimi i tij në startin e kampionatit u pasua nga afrimi i Artan Mërgjyshit, që e udhëhoqi skuadrën për 10 javë, duke e profilizuar Laçin si një rival të denjë jo vetëm për Europën, por të frikshëm edhe për pretendentët e titullit. Dy humbjet radhazi me Teutën dhe Kukësin i kushtuan vendin në krye të skuadrës, me zgjidhjen që erdhi pikërisht në shtëpi, pasi asistenti i tij Migen Memelli mori drejtimin e ekipit. Ish-sulmuesi i skuadrës e nisi mirë me dy fitore radhazi, por 4 javët në vazhdim lëkundën pozitat duke arritur kulmin me humbjen ndaj Flamurtarit. Ishte pikërisht humbja në transfertë ndaj vlonjatëve të dielën që solli edhe reagimin e drejtuesve, të cilët kishin kohë që mbanin kontakte me Prengën. Dihet që Prenga operon prej vitesh në Kroaci, në gjirin e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit por njëherësh edhe njohës i mirë i futbollit kroat, ku ka pasur dhe funksione në disa klube dhe ka luajtur rolin e menaxherit, duke bërë lidhjen e futbollit shqiptar me atë kroat. Lojtarët që kanë kaluar nga kampionati ynë në atë të Kroacisë, kanë marrë më parë vëmendjen e besnik Prengës dhe menaxherët kroatë, klubet dhe mediat e këtij vendi, para se të ndodhë një lëvizje nga kampionati ynë drejt klubeve kroate, pyesin më parë pikërisht Prengën. Tekniku e drejtoi Laçin për pak javë në Ligën e Europës, ku ia doli me sukses të kalojë një raund, por më pas u tërhoq dhe arsyet e vërteta nuk u zbuluan kurrë, por këtë herë Laçi po e rikthen Prengën, ndoshta jo vetëm si trajner për rezultate në Superiore, por edhe për të pikasur futbollistë që mund të luajnë në Kroaci, pra për të bërë menaxherin. 

Adriatik BALLA