Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tjetër shqetësim për Hysajn, Ançeloti i vë syrin një rumuni

Postuar: 21/02/2019 - 07:25

Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, nuk është e thënë të gjejë qetësi tek Napoli këtë edicion. Shkak është raporti i vështirë i tij me trajnerin Karlo Ançeloti, i cili po kërkon mbrojtës të djathtë të ndryshëm nga cilësitë e lojtarit të përfaqësueses së Shqipërisë. Kuptohet, Hysaj nuk është në planet e tij të së ardhmes dhe largimi nga Napoli shihet si opsioni më real i mundshëm, lëvizje që mund të ndodhë në muajin qershor. Së fundmi Ançeloti i ka vënë syrin një futbollisti rumun, në pozitat e Hysajt, dhe kjo e ka shqetësuar akoma më tej lojtarin kuqezi. Kështu, referuar edhe vetë mediave italiane, Elseid Hysaj përveç se nuk po arrin të marrë minuta të mjaftueshme në kampionat, tashmë duhet të përballet edhe me konkurrencë të vazhdueshme në krah, ku përveç Malkuitit që tashmë njihet, në skenë ka dalë edhe një tjetër emër i ri. Mbrojtësi rumun Vlad Kirikiesh do të debutojë nesër për këtë sezon me fanellën e Napolit dhe këtë e ka pranuar vetë trajneri Karlo Ançeloti. Qendërmbrojtësi rumun mund të luajë pa problem edhe si mbrojtës i djathtë dhe deri më tani nuk është aktivizuar për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar kohë më parë. Ai është i vetmi futbollist i skuadrës së parë të Napolit që ende nuk ka debutuar këtë sezon dhe ndeshja ndaj Zyrihut në Ligën e Europës do të jetë e para për të. “Do të aktivizoj edhe futbollistë të tjerë që po bëjnë mirë dhe po iu them se nga minuta e parë do të luajë nesër edhe Kirikesh”, u shpreh Ançeloti. Ende nuk është vendosur nëse do të luajë në qendër apo në të djathtë të mbrojtjes. Kujtojmë që ndeshjen e parë, e mbyllur me fitoren e napolitanëve me rezultatin 1-3, Elseid Hysaj ishte lënë në stol nga tekniku italian, Ançeloti. Tashmë është e sigurt se projektet e Ançelotit për mbrojtjen nuk përshtaten me stilin e lojës së Hysajt dhe trajneri po kërkon alternativa. Kjo vetëm sa e shton dozën e pakënaqësisë nga ana e shqiptarit, i cili në qershor do të presë të zgjedhë ofertën më të mirë për t’u larguar përfundimisht nga skuadra napolitane.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 23:13

Lajmi kishte qarkulluar prej kohësh, por nuk kishte ende një konfirmim. Tashmë Interi e ka bërë zyrtare. Mauro Icardi pas shiritit të kapitenit ka humbur edhe fanellën me numër 9.

Postuar: 23/08/2019 - 22:10

Kukësi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit falë golit të sulmuesit Vasil Shkurtaj.

Postuar: 23/08/2019 - 16:36

Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është vendosur përfundimisht se ku do të luajë Elseid Hy

Postuar: 23/08/2019 - 07:49

Barcelona pa Lionel Mesin nuk mund të quhet skuadër e kompletuar.

Postuar: 23/08/2019 - 07:47

Trajneri Shpëtim Duro është gati për të përballuar sfidat e sezonit të ri.

Postuar: 23/08/2019 - 07:45

Lojtarët kuqezinj në Europë po përpiqen të krijojnë profilin e tyre të suksesit, të bazuar në kua

Postuar: 22/08/2019 - 18:41

Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavu