BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Toni Kros lajmëron tërheqjen nga “Mannschaft” pas Europianit

Toni Kros lajmëron tërheqjen nga “Mannschaft” pas

“Copa del Rey” është trofeu i vetëm që i mungon Toni Krosit në karrierën e tij brilante me Bajernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, ndërsa me kombëtaren gjermane Kros u kurorëzua me Kupën e Botës në vitin 2014. Por ai ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja e tij. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që zbulon qëllimin e mesfushorit aktual të “Los Blancos”. Nga sa kuptohet, faza finale e kampionatit të 16 europian do të shënojë edhe fundin e karrierës për Toni Kros, me fanellën e “Mannschaft”-it. Në njëfarë mënyre, gjithçka është e kuptueshme, duke patur parasysh lidhjen e fortë dhe raportin e shkëlqyer që ka patur gjatë gjithë kohës Kros me trajnerin e përfaqësueses Joakim Lëv. Aq e fortë është miqësia mes të dyve sa mendohet që në vitin 2019 Jogi është influencuar madje deri në largimin e tre futbollistëve të Bajernit të Mynihut për kohën: si Thomas Muller, Mats Humels dhe Zherome Boateng. Tani Toni Kros duket se ka ndërruar mendim në lidhje me ish-shokët e tij të ekipit në radhët e skuadrës përfaqësuese. Dy vjet më pare, Joakim Lëv e justifikoi vendimin e tij me qëllimin për të integruar në gjirin e kombëtares gjermane disa futbollistë të rinj. Historia dihet. “Die Manschaft” dështoi në edicionin hapës të Ligës së Kombeve, duke grumbulluar vetëm dy pikë, në një grup ku bënin pjesë gjithashtu edhe Holanda dhe Franca, ndërsa në botërorin e fundit, që u zhvillua tre vjet më parë në Rusi “pancer”-at u poshtëruan keqas, duke u eliminuar që në fazën e grupeve, ndonëse shorti u duk i favorshëm, në një grup me vende si Suedia, Meksika dhe Korea e Jugut. Bashkë me portierin Manuel Nojer, Toni Kros përfaqëson “gardën e vjetër” dhe dy veteranët gëzojnë një respekt të veçantë në grupin e kombëtares gjermane. Në vendin teuton madje flitet se ndikimi i mesfushorit të Realit të Madridit është shumë më i madh se sa edhe vetë influenca e kapitenit Manuel Nojer. Nga sa raportojnë mediat gjermane, Jogi influencohet shpesh në vendimet e tij nga mesfushori i palodhur i përfaqësueses dhe gjithçka në fakt lidhet edhe me deklaratat e vetëm pak kohëve më parë, në lidhje me mundësinë e një rikthimi të mundshëm të këtyre lojtarëve. Mesfushori i mirënjohur i Realit e ka kuptuar mungesën e eksperiencës në radhët e përfaqësueses, prandaj Toni Kroos kërkon që Gjermania të shkojë në muajin qershor me kontigjentin më të mirë të mundshëm, duke marrë në konsideratë faktin që ky europian përfaqëson për të edhe rastin e fundit për të fituar trofe me ekipin kombëtar. Si një lojtar shumë i përgjegjshëm, ai u bë gati për të hequr dorë nga përfaqësuesja e vendit të tij që në verën e vitit 2018, por familja dhe njerëzit më të afërt bënë që të ndërrojë mendje. Në mënyrë të kuptueshme largimi i mesfushorit të Realit nga radhët e kombëtares gjermane lidhet ngushtë gjithashtu edhe me vendimin e trajnerit Joakim Lëv, për t’u larguar pikërisht në mbylljen e edicionit të 16 të kampionatit evropian, që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik. Me fanellën e gjermane Kros debutoi në mars 2010 ndaj Argjentinës, dhe në 11 vjet karrierë me përfaqësuesen ka shënuar 17 gola në 101 ndeshje.