BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Toni Kros luan ndeshjen e fundit me Realin në La Liga, përshëndetje emocionuese me tifozët

Toni Kros luan ndeshjen e fundit me Realin në La Liga,

Ai shkroi faqe të tëra suksesi me klubin mbretëror të Madridit, por vjen një moment që duhet të varë këpucët në gozhdë, një proces nëpër të cilin kalojnë të gjithë njerëzit e sportit e do të ndodhë edhe me gjermanin Toni Kros, aventura e të cilit në La Ligë me Real Madridin e ka përfunduar me barazim. Skuadra e Real Madridit të shtunën ka barazuar pa gola me Real Betisin në javën e fundit të edicionit. Kros e zhvilloi ndeshjen e fundit me Realin në ligë, pasi gjermani ditë më parë njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli pas përfundimit të Evropianit 2024. Real Madridi e mbylli edicionin me fitimin e titullit të kampionit. Ndërsa Real Betisi e ka siguruar Ligën e Konferencë pasi ka përfunduar në vendin e shtatë me 57 pikë. “Mbretërit” janë edhe në finale të Ligës së Kampionëve dhe do të përballen me skuadrën gjermane Dortmund më 1 qershor në “Uembli” të Londrës. Ndërkohë, Finalja e Champions League përballë Dortmundit (1 qershor), do të jetë e fundit për një ndër më të mëdhenjtë e historisë në rolin e tij me fanellën “Los Blancos”. Më pas Europiani me Kombëtaren dhe largimi përfundimtar nga futbolli aktiv si kampion. Një vendim i guximshëm për t’u tërhequr në momentin më të mirë. Pavarësisht se mund të luante pa frikë edhe disa sezone në nivele të larta te Reali i tij i dashur ose në MLS-në amerikane, ku qetësisht dhe pa presion do të shijonte vitet e fundit të karrierës. 33-vjeçari u nderua nga tifozët, shokët, stafi teknik dhe klubi gjatë Real-Betis. Ndërkohë që emocionet shpërthyen dhe lotët nuk mund të mbaheshin më në momentin që përqafoi fëmijët e tij. “Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi. Ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht. Dua të falënderoj gjithë tifozët e Realit, klubin, shokët e mi, të gjithë. Në këto 10 vite këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Kam përjetuar momente të paharrueshme. Tani shpresoj të fitojmë Championsin e 15-të, do të ishte mënyra më perfekte për t’u ndarë me Realin”, u shpreh gjermani unik, i cili do u mungojë të gjithëve. Në të vërtetë shumë janë habitur që ai u tërhoq nga futbolli, pasi po kalonte formë të mirë dhe ishte lojtar që performonte në nivel shumë të lartë, duke kontribuar madje në sukseset e Realit si në kampionatin spanjoll, ashtu dhe në Champions League. Mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë në rolin e tij dhe një lojtar mjaft i dashur për shkak të sjelljes së tij të butë.