BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Toni Kros merr vendimin final, tërhiqet nga futbolli pas Europianit të Gjermanisë

Toni Kros merr vendimin final, tërhiqet nga futbolli pas Europianit të

Një lajm befasues erdhi dje nga mediat europiane, ku një prej lojtarëve më të mëdhenj të viteve të fundit në futbollin botëror, vendos të tërhiqet nga fushat e gjelbra. Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçar. Kjo do të thotë se finalja e Champions League me Real Madridin kundër Borusia Dortmundit, më 1 qershor do të jetë ndeshja e tij e fundit për një klub. Më pas ai do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Gjermaninë nga 14 qershori. Ai e bëri këtë në një episod special të podcast-it të tij “Einfach mal Luppen” dhe foli atje për sfondin e vendimit të tij. “Kam menduar për një kohë të gjatë, por në ditët e fundit kam arritur në përfundimin se ky sezon është sezoni im i fundit me Realin. Dhe për mua opsioni i vetëm është të përfundoj karrierën time te Real Madridi. “Sezoni i kaluar në Real Madrid do të thotë gjithashtu se këtë verë mbaroi karriera ime te Reali, mbaroi me futbollin”, tha Krosi. Në një reagim në faqen zyrtare të Real Madridit, Presidenti i klubit Florentino Perez shprehet se mesfushori gjerman ishte një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e klubit të “Los Blancos”. “Toni Kros është një nga lojtarët më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, deklaron Perez. Ndërkohë që vëmendjen e mori deklarata e Toni Krosit se do të tërhiqej nga futbolli aktiv pas Europianit, në radhët e Realit të Madridit ka zhvillime të reja, këtë herë të lidhur me stafin teknik. Kështu, referuar asaj që shkruajnë mediumet sportive spanjolle, Davide Ançeloti mund të largohet nga stafi i drejtimit të Realit të Madridit. Suksesi që Davide ka si ndihmës i të atit, Karlo, bën që shumë klube të jenë të interesuara për 34-vjeçarin. Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze L’ Equipe”, klubi i Reims e konsideron Ançelotin si zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e skuadrës këtë verë, pas shkarkimit të trajnerit të tyre, Uill Still. Vetë Davide duket se është gati për një aventurë të re, tani si trajner i parë i një ekipi. Mbetet për t’u parë e ardhmja e ish-futbollistit italian. Ançeloti është aktivizuar shumë pak si lojtar profesionist, në ligat më të ulëta të futbollit apenin. Vlen për t’u theksuar 2 vjet Ançeloti i luajti te të rinjtë e Milanit. Reims e mbylli sezonin në Ligue 1 në vendin e nëntë, në kuotën e 47 pikëve, 4 pikë më pak se Lens që shkoi në Conference League. Pra, Ançelotët pritet të largohen nga Reali i Madridit.