BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Toni Kros po jeton “rininë e dytë”, Zidane i zgjati karrierën në Madrid

Toni Kros po jeton “rininë e dytë”, Zidane i zgjati

Reali i Madridit është kthyer dhe një herë në skenën e më të fortëve dhe po e bën sërish me atë në krye, trajnerin francez Zinedin Zidane. Duhet thënë se karizma e Zidanit, por edhe aftësitë e tij si trajner po i rikthejnë “Los Blancos” tel lavdia, paçka se sezoni është ende i gjatë dhe duhet shumë sforco për të mbërritur tek trofetë. Por luhatjet në lojë e në rezultate të Barcelonës i kanë dhënë një dorë ekipit të Zidane. E ku më mirë shprehet kjo “ringjallje” e Realit sesa tek mesfushori Toni Kros, i cili në verë projektonte të tërhiqej nga futbolli e tani është një nga armët më të forta në skuadrën e Zidane.

Sipas medieve spanjolle, Toni Kros është rikthyer në ditët e tij më të mira. Mesfushori i Realit të Madridit është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane, madje është i paprekshëm edhe atëherë kur ai ndoshta nuk shkëlqen në fushën e blertë. Se sa i rëndësishëm është Kros për trajnerin francez, kjo u kuptua në momentin kur Zidane u rikthye në Madrid, duke i rinovuar kontratën gjermanit, që në bazë të marrëveshjes së re skadon në vitin 2023. Kundër Valadolidit, Kros ishte një ndër më të mirët me 97.8% të pasimeve të sakta, pas tij vinte Luka Modriç. Katër gola dhe gjashtë asiste në takime të ndryshme gjatë sezonit aktual, më konkretisht 6 pikë falë gjermanit janë siguruar në kampionat dhe 4 në Champions. Rikthimi i Krosit në versionin e tij më të mirë është në sintoni edhe me pjesën tjetër të skuadrës, pasi shumë prej lojtarëve “Los Blancos” po kalojnë një moment pozitiv.

Sidoqoftë, Toni Kros luan një rol të veçantë në skemat e Zidane dhe jo më kot trajneri insistoi që gjermanit t’i rinovohej kontrata. Besimin e trajnerit Kros po shpërblen maksimalisht me lojën e tij. Ndërkohë, sa i takon skuadrës së Realit, fitorja kundër Unionistas bëri që Real Madridi të kalojë në rundin e radhës të Kupës së Mbretit, përderisa klubi po lufton ende për sukses në tri fronte. Megjithatë, Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta shkruajë historinë pikërisht në Kupën e Mbretit. Shorti ka bërë që Real Madridi të përballet me Real Saragozën në rundin e radhës të Kupës së Mbretit. Real Madridi ndihet optimist për këtë ndeshje për shkak të formës së mirë që e ka pasur skuadra së fundi. Megjithatë, derbi vijues i Madridit në La Liga e thekson ndikimin negativ që mund ta ketë ndonjë lëndim tjetër në skuadrën e Zidane. “Ne duam ta shkruajmë historinë në Kupën e Mbretit. Nuk mendoj se nga mungon motivi. Ne duhet ta shohim që klubi e ka fituar këtë turne 13 herë dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Zidane.

“Ne e respektojmë çdo garë në të cilën jemi dhe mendoj se jemi shumë të motivuar për këto ndeshje”, nënvizoi më tej Zidane. Ndërkohë, futbollisti belg, Eden Hazard, është ende duke u riaftësuar nga lëndimi i tij dhe pritet të kthehet në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit këtë sezon. “Hazardi ka filluar të punojë në fushën e lojës sërish, mirëpo jo ende me skuadrën. Ne do ta shohim këtë javë se si po e menaxhon ai procesin e tij rikuperues”, përfundoi Zidane.