BREAKING NEWS

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë,
x
BREAKING NEWS

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje ngjarjen e bujshme, jep mesazhin: Jeta vazhdon…

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje
x
BREAKING NEWS

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë
x
BREAKING NEWS

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për
x
BREAKING NEWS

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni,
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën në ‘ML’: Si gënjeu publikisht Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën
x

Sport

Torino zgjedh shqiptarin Berisha para serbi Saviç, trajneri i jep elozhe Asllanit

Torino zgjedh shqiptarin Berisha para serbi Saviç, trajneri i jep elozhe

Dy portierët kryesorë të Kombëtares tonë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, lakohen në median sportive italiane në listën e futbollistëve që mund të ndryshojnë ambient në sezonin e ri. Padyshim që Strakosha ka shanse të mëdha të largohet përfundimisht nga Lacio e me shumë gjasë të luajë në Premier League angleze, kurse kosovari Berisha ndodhet tek Torino dhe me shumë gjasë do të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe në vazhdim, por me një status të ri, atë të kryeportierit. Në fakt, sikurse dihet, “gardiani” i përfaqësueses kuqezi përgjatë sezonit të shkuar ka dueluar për vendin e titullarit në portën e Torinos me portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç, me trajnerin e skuadrës Ivan Juriç që ka qenë në mëdyshje mes dy lojtarëve për zgjedhjen e parë të formacionit. Raportimet nga “La Stampa” tregojnë se Torino duket se e ka bërë zgjedhjen e saj për portën duke konfirmuar gardianin shqiptar dhe duke nxjerrë në merkato portierin serb, i cili duket se do të largohet gjatë javëve në vijim, pas komunikimit nga ana e klubit se Berisha do të jetë zgjedhja e parë për sezonin e ardhshëm. Torino duket se do zëvendësoj 25-vjeçarin me portierin brazilian Gabriel, i cili do të jetë rivali i ri i Berishës për vendin e titullarit te torinezët. Mbetet të shihet nëse ky vendim do të jetë përfundimtar dhe Berisha të startojë titullar në sezonin e ri.

Asllani, prezantimi tek Inter çështje ditësh

Nëse portierët janë të një kalibri europian dhe Kombëtarja e ka të zgjidhur këtë problem, në repartet e tjera ka ende punë për të bërë dhe këtë e treguan edhe ndeshjet që bëri ekipi përfaqësues dy javë më parë. Por në qarkullim ka emra premtues dhe padyshim që Kristjan Asllani është një i tillë. Suksesi i 20-vjeçarit ka kaluar në disa etapa gjatë viteve, ku për të folur në lidhje me progresin e bërë nga ai është ndalur të flasë dhe trajneri i tij i parë nga periudha kur ai aktivizohej te moshat e skuadrës së Butit, Kristiano Filipi. Tekniku italian ka theksuar qetësinë e Asllanit duke përmendur kualitetin e tij në fushë që shihej qartë që në një moshë mjaft të re. “E mbaj mend herën e parë që e pash në fushë. Ai luante kundër futbollistëve që ishin më të mëdhenj sesa ai, i driblonte dhe më pas shënonte. Pash nga babi i tij dhe i thash se ai do të bëhej dikushi. Talentin ja ka falur natyra, është shumë i zoti në fazën sulmuese. Kur pash ti shënonte Interit për pak sa nuk qava”, u shpreh Filipi. Duhet thënë se mesfushori kuqezi ka qenë mjaft i kërkuar në treg gjatë javëve të fundit, por Interi ka arritur një akord paraprak që pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme. Mbetet që Asllani vetëm të prezantohet si zikaltër, por ai do ta ketë shumë të vështirë që të gjejë hapësirë në formacionin titullar, nisur nga rivaliteti shumë i madh brenda grupit, si dhe kërkesat e Interit për lojtarë me emër në këtë repart. Gjithsesi, interesimi i Interit për djaloshin shqiptar është frymëzuese për lojtarin kuqezi dhe kjo duhet të inkurajojë të gjithë futbollistët e tjerë kuqezi.