BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Torpedo zbarkon në Tiranë, Kukësi e shpërfill dhe premton hakmarrje

Torpedo zbarkon në Tiranë, Kukësi e shpërfill dhe premton

Kukësi do të kërkojë sot në mbrëmje përmbysjen e madhe ndaj Torpedos gjeorgjiane, kui ndeshja e parë e humbur 5-2 ndaj kësaj skuadre është një rezultat që nuk jep shumë shpresë por e motivon Kukësin të japë më të mirën. Natyrisht, rezultati favorizon miqtyë, por presidenti Safet Gjici, lojtarët dhe vetë trajneri Armand Cungu, besojnë se Kukësi mund të shfrytëzojë terrenin, mbështetjen e tifozerisë dhe natyrisht kapacitetet teknike e taktike për të bërë diferencën dhe për të marrë një rezultat që mund t’i japë shpresë për të kaluar në raundin tjetër. Nuk është vetëm trajneri Cungu entuziast për këtë, por edhe futbollistët, si dhe drtejtori sportiv Nderim Nexhipi. Madje të gjithë besojnë se Kukësi dop ta përmbysë thellësisht Torpedo Kutaisin, edhe në shenjë hakmarrje për atë që i bëri skuadrës kuksiane një javë më parë, ku i nxori probleme me lojtareët të cilëve nuk u lëshonte vizën e hyrjes në Gjeorgji. Tashmë Kukësi synon fitoren me tre gola diferencë dhe pavarësisht se rezultati i ndeshjes së parë nuk e favorizon, sërish kuksianët kanë besim se mund t’ia dalin të bëjnë më të mirën dhe të kalojnë në raundin tjetër.

Situata

Kukësi dhe Torpedo do të luajnë sot ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” në kuadër të turit të tretë të Ligës së Europës. Ashtu siç dihet, gjeorgjianët kanë mbërritur në Shqipëri prej disa ditësh, në mënyrë që të shmangin problemet në aeroport dhe të evitojnë lodhjen që pësoi Kukësi. Gjatë këtyre ditëve, skuadra e Torpedos është stërvitur normalisht dhe si strehim për përgatitjet, ka gjetur stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”. Miqtë nga Gjeorgjia janë akomoduar në Tiranë, ndërkohë që sot do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në “Elbasan Arena”, aty ku edhe do të kenë konferencën për mediat. Takimi mes Kukësit dhe Torpedos, pritet të jetë shumë i ndezur, kjo edhe për faktorë të jashtëm, të cilët nuk lidhen aspak me futbollin. Verilindorëve iu duhet një fitore me të paktën 3 gola avantazh, për të kaluar në “play off” të Ligës së Europës. Nënkampionët e vendit kanë njohuritë maksimale për kundërshtarin dhe nga ajo që u pa në 90-minutëshin e parë lë shpresa për një përmbysje. Verilindorët mund të frymëzohen nga përmbysja e disa viteve më parë që Tirana i bëri Dinamos së Tbilisit, skuadrës elitë të futbollit gjeorgjian. Mbi të gjitha trajneri Armando Cungu ka në dispozicion të gjithë skuadrën, duke lënë mënjanë problematikën e sfidës së parë ku ekipi nuk ishte i plotë në transfertë për shkak të mospaisjes me vizë të disa futbollistëve. Goli i Sebino Plakut në fundin e takimit ndez shpresat për më tepër që në sulm Kukësi krijoi raste të shumta shënimi, me Reginaldon që mungoi në takimin me golin. Pas sfidës sulmuesi nga Mozambiku ka premtuar se në Elbasan Arena shënjestra e tij do të përmirësohet duke i premtuar tifozëve një mbrëmje të paharrueshme. Pikërisht ndihmën e fansave kërkon edhe skuadra, që për të realizuar misionin e pamundur shpreson për mbështetjen e lojtarit të 12, në mënyrë që ëndrra e fazës së grupeve të Europa League të afrohet më pranë.

Thirrja për tifozët

Krahas përgatitjes për të bërë një ndeshje kompetitive ndaj Torpedos, Kukësi synon që të “qetësojë” edhe tifozerinë, e cila duhet të sillet në mënyrë korrekte që klubi të mos penalizohet dhe kështu të shkojë dëm m,undi i skuadrës. Në fakt, sipas informacioneve që vijnë nga kampi i tifozëve kuksianë, mendohet se pritja për miqtë e Torpedos nuk do të jetë shumë e mirë nga ana e tifozëve të Kukësit, prandaj klubi verilindor iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj të mos shkaktojnë trazira në atë takim. Me anë të një postimi në “Facebook”, përfaqësues të Kukësit kanë shkruar: “Nesër në orën 19:00 në qytetin e Elbasanit te stadiumi “Elbasan Arena” zhvillohet ndeshja e madhe FK Kukësi vs Torpedo Kutaisi. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Ju lutemi tifozëve që të mos krijojnë momente tensioni, sepse në të kundërt penalizohet ekipi jonë. Faleminderit për bashkëpunimin./Adriatik BALLA