Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Totenhemi ndal Sitin e Guardiolës, Liverpuli e Arsenali marrin kreun

Postuar: 18/08/2019 - 08:01

Premier League është padyshim kampionati më i bukur dhe më i fortë në botë. Do të vijojë ta ketë këtë status edhe në këtë sezon, pasi numri i madh i skuadrave që luftojnë për titull dhe niveli shumë i lartë i performancës bëjnë që të jetë më i ndjekur dhe të ketë spektakël të garantuar. Në kuadër të javës së dytë, klubet e mëdha korrën fitore, me përjashtim të Sitit të trajnerit Pep Guardiola që dje u ndal në barazim, ndërsa Liverpuli dhe Arsenali rival triumfuan në ndeshjet e tyre. Kështu, Mançester Siti ndalet që në javë ne dytë të Premier League, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Totenhemit në “Etihad Stadium”, në një sfidë që ishte vërtetë emocionuese dhe spektakolare. Sfida nisi e vrullshme për vendasit që zhvendosën lojën në gjysmëfushën e londinezëve dhe pas disa rastesh radhazi, arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 20-ë me anë të sulmuesit Rahim Stërling. Sinjalet ishin se do të kishim një fitore të lehtë të “citizens”, por vetëm tre minuta pas golit të Stërling, ishte argjentinasit Erik Lamela që u la i lirë jashtë zonës së 16 metrave dhe goditi saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe rikthyer baraspeshën. Në minutën e 35-të ishte një tjetër argjentinas, Serxhio Aguerro, i cili kaloi kampionët në fuqi në avantazh, pas një goli të shënuar pas asistit të fantazistit belg Kevin De Bryjn, duke çuar Sitin në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në minutën e 56-të Poçetino vendosi të aktivizojë brazilianin Lukas, i cili sapo vuri këmbët në fushën e blertë, gjeti menjëherë golin e barazimit, pas një topi të marrë nga argjentinasi Erik Lamela. Të njëjtën gjë tentoi të bëjë edhe Guardiola, duke larguar nga fusha Aguerron, për të hedhur Gabriel Jezus, por provokoi një reagim tejet nervoz mes palëve, që debatuan për disa sekonda me tone të ngritura. Në minutat shtesë Gabriel Jezus arriti të marrë një top në zonë dhe ta dërgojë në rrjetën e portës së Hugo Lloris, por VAR anuloi golin, pasi topi ishte prekur më herët me dorë nga mbrojtësi i “Citizens”, Ajmerik Laporte. Goli u anulua, por ndërkohë që arbitri konsultohej me VAR, pati kohë edhe për një përqafim sqarues mes Guardiolës dhe Aguerros, me argjentinasin që e kuptoi gabimin dhe bëri paqe menjëherë me teknikun. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati, teksa Totenhem ndali “hemorragjinë” e humbjeve në transfertë, ndërsa Mançester Siti detyrohet të shkëputet nga kreu që në javën e dytë të kampionatit. Liverpuli ia doli të largohet me pikë të plota nga transferta ndaj Sauthempton, ku triumfoi me rezultatin 1-2. Sadio Mane zhbllokoi sfidën në minutën shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të 71-tën ishte Roberto Firminjo që shënoi edhe golin e dytë për “The Reds”. Sauthampton rihapi takimin në minutën e 81-të me anë të Ings, por deri në fund nuk ia dolën të rrezikojnë portën e spanjollit Adrian. Një tjetër fitore me vlerë tri pikë mori dhe Arsenali, që mundi 2-1 Bërnlin. Për “topçinjtë” ishte një sukses i merituar por edhe i vështirë. Duhet thënë se pas ndalesës së Sitit, në dy javët e para të luajtura në Premier League, udhëheqin me pikë të plota, nga 6 secili, Liverpuli e Arsenali.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 19:43

 Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste se do të donte të gjente punonjësen e një dyqani McDonalds që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe shkonte të

Postuar: 19/09/2019 - 07:24

Dje në mbrëmje u luajtën duelet e para në Champions League në grupet A, B, C dhe D, ku pati emoci

Postuar: 19/09/2019 - 07:22

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, nuk e ftoi Armando Sadikun për duelet ndaj Francës dhe Islandës,

Postuar: 19/09/2019 - 07:18

Kupa e Shqipërisë kthehet në fushë, në kuadër të dueleve të para të turit të parë eliminator, ku

Postuar: 18/09/2019 - 23:14

Është mbyllur dhe e mërkuara e Ligës së Kampioneve me ndeshjet e para të katër grupeve të para të

Postuar: 18/09/2019 - 21:13

Edhe pse realizoi dy herë brenda pjesë së parë me Harry Kane dhe Lucas sërish Tottenham nuk mun

Postuar: 18/09/2019 - 18:07

Kristiano Ronaldo ka dhënë së fundmi një intervistë apo më saktë një rrëfim për jetën e tij, duke