Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Toti tërhiqet nga Roma: Presidentët e trajnerët shkojnë e vijnë, legjendat mbeten të përjetshme

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi. Ishte një tërheqje inatçore, pasi duket se në gjirin e klubit gjërat nuk kanë shkuar mirë për ikonën e verdhekuqve italianë. Por nuk është një tërheqje lamtumire, pasi Toti e paralajmëron rikthimin në një moment të dytë, por ai po largohet i helmuar nga klubi, duke e lënë të kuptuar këtë në fjalën e tij të shkurtër për fansat në rrjetet sociale dhe median italiane. “Sot njoftova CEO-n e Romës mbi atë që nuk e kisha menduar kurrë, dorëheqjen time nga Roma. Ishte diçka e rëndë dhe e vështirë për t’u vendosur, por kushtet ishin të atilla, që duhet të merrja këtë vendim. E kam menduar gjatë këtë vendim, thuajse që nga muaji prill dhe konkluzioni ishte që duhet të vendosja në të mirë të Romës, për shkak të dashurisë që kam për këtë ekip dhe këto ngjyra. Presidentët ikin e vinë, trajnerët e futbollistët gjithashtu, por flamujt jo. Nuk di çfarë të them më”, tha Toti në fjalën e tij, e cila u shoqërua nga duartrokitjet e të pranishmëve. Me këtë fjalim, Toti i tha “Mirupafshim” Romës, skuadrës së vetme të karrierës së tij sportive, të cilën nuk e ndërroi asnjëherë kur luante futboll dhe prej dy vitesh shërbente si drejtues. Largohet kështu një tjetër legjendë, apo flamur i kësaj skuadre, që identifikohej me vetë skuadrën verdhekuqe, një lëvizje kjo që vjen vetëm një muaj pas vendimit për largimin e Daniele De Rosit. Edhe ky, ashtu si Toti, kishte luajtur vetëm me Romën në karrierën e tij si futbollist, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofrojnë një kontratë të re në fund të sezonit, duke e lënë të lirë të largohet. Largimi i Totit përflitej prej javësh në ambientin sportiv në Itali, pasi ish kapiteni ishte lënë mënjanë dhe nuk thërritej në tavolinat ku diskutohej mbi planet dhe të ardhmen e klubit. “Popullit roman duhet t’i them vetëm faleminderit, pasi më kanë trajtuar me respekt si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do të vazhdoj të bëj tifo për Romën, pasi është një skuadër e zemrës time dhe për mua ka reputacion ndërkombëtar. Kam punuar me pasion dhe dëshirë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, ndërsa tashmë do të vazhdoj të mbështes ekipin si tifoz. Është një mirupafshim, jo një lamtumirë, pasi në këto momente do të marr rrugë të tjera dhe në kohën e duhur, do të jem gjithmonë gati për t’u rikthyer”, tha Toti në fjalën e tij. “Për momentin ka shumë gjëra që mund të bëj dhe nga tani do të filloj të marr në konsideratë të gjitha ofertat që kam në tavolinë, për të vendosur atë që mund të bëj më mirë dhe ta bëj me shumë dashuri”, përfundoi Toti. Siç dihet, ish-kapiteni i verdhekuqve ka një karrierë brilante me Romën, ku ka luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh dhe ajo që e bën të veçantë është lidhja e tij e përhershme me klubin e Romës, pasi ai asnjëherë nuk pranoi ofertë tjetër, duke p;referuar të mbetet pjesë e klubit të fëmijërisë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 09:19

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi detaje jashtë futbollit.

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi&rdqu

Postuar: 15/09/2019 - 07:46

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shq

Postuar: 14/09/2019 - 18:59

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e

Postuar: 14/09/2019 - 16:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kamëz.

Postuar: 14/09/2019 - 10:44

Shpesh futbollistët janë ata që nuk pranojnë një zëvendësim.