
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

“Tradhtia” e Bonuçit, zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Shkruar nga Adriatik BALLA 18 Janar 2020

Juventusi është një prej skuadrave më të mira në botë dhe pavarësisht se ka fituar 8 tituj kampionë radhazi në Itali, sërish mbetet pretendent për të fituar trofeun këtë edicion, por me ndryshimin ë në pankinë nuk janë më Alegri dhe Konte, por Mauricio Sarri. Kuptohet, me lojtarë të tillë në formacion si Ronaldo, Dibala, Higuain apo dhe mbrojtës të fuqishëm si Kjelini e Bonuçi, Juventusi ka shanse të mëdha të fitojë edhe Champions, paçka se situata po vështirësohet si pasojë e rivalitetit shumë të madh në Europë me skuadra si Reali, Barcelona, Liverpuli, Paris San Zhermen apo Bajerni i Mynihut. Ndërkohë, një lajm interesant ishte dje ai i mbrojtësit Leonardo Bonuçi, i cili vitet e fundit bëri një lëvizje fillimisht drejt Milanos, pra veshi për një edicion fanellën e Milanit, e më pas u kthye tek Juventusi, por këtë herë pa miratimin e tifozerisë e një pjese të shokëve të tij. mediat italiane kanë zbardhur disa biseda interesante nga mesazhet e dërguara mes tij e shokëve apo dhe tifozëve, ku synohet që ai të miqësohet dhe të pritet mirë, pasi i përket “Zonjës së Vjetër”. Kështu, sipas raportimeve të medieve sportive italiane, pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus, Leonardo Bonuçi e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve për të tentuar ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët. Tani janë publikuar mesazhet mes atyre dyve. Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus. Megjithatë, disa tifozë të Juventusit nuk e falën menjëherë Bonuçin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit. Për këtë arsye, policia i kishte marrë mesazhet mes Bonuçit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident. “Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që ta sqaroj se di shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonuçi liderit të grupit të tifozëve Viking, Fabio Trinçero. “Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur Trinçero. Sipas hetimeve të policisë, Bonuçi më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar. “Ai ë tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si arsyetim për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”. Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të “Corriere dello Sport”, në telefonin e Bonuçit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzali, Klaudio Markizio dhe Federiko Bernardeski pas kthimit të tij. pra shokët i kishin ngritur kurth duke dashur ta lënë jashtë Juventusit, pasi Bonuçi kishte marrë tashmë damkën e tradhtarit dhe një tradhtar nuk pëlqehet shumë në gjirin e një ekipi. Por media të tjera aludojnë se kjo sjellje e shokëve mund të ketë lidhje me rivalitetin, pasi kthimi i Bonuçit do të ulte në stol njërin prej grupit të mbrojtësve të pakënaqur.
Më të lexuarat


Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë, ja çfarë ka bërë ylli portugez mbrëmjen e sotme

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar
