BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Sport

Trajneri Alegri se humb besimin: Juventus do të kthehet edhe më i fortë

Trajneri Alegri se humb besimin: Juventus do të kthehet edhe më i

Tekniku pranon problemet që janë në skuadër, por ka besim se “Zonja e Vjetër” do të dijë të kthehet në luftë për top-4 në Serie A italiane

Adriatik BALLA

Juventusi, një nga skuadrat me emër të madh në futbollin italian, po bën përpjekje të kthehet mes më të mirave e me pretendime për trofe, por krahasimi me Interin si pretendent kryesor në këtë moment duket se e eklipson “zonjën” në ambiciet e saj. Gjithsesi, kubi po përpiqet të lerë pas çdo krizë e të mendojë për vazhdimësinë e sezonit. Në këtë vijimësi rolin kryesor e ka trajneri Masimiliano Alegri. Pas disfatës së fundit ndaj Sasuolos, Juventusi pret mbrëmjen e së martës Leçen e Ylber Ramadanit. Këta të fundit janë ende të pamposhtur në këto javë të para të Serie A, duke qenë një surprizë e bukur në Itali. Në konferencë për shtyp, trajneri Alegri vlerësoi kundërshtarët ndërsa i dha besim portierit Shezni si dhe mbrojtësit Gati që gabuan shumë në sfidën e fundit. “Pres një Juventus të motivuar, të zemëruar dhe shumë të përqendruar ndaj Leçes. Duhet të kthehemi te fitoret dhe të lëmë pas atë humbje të shëmtuar me Sasuolon. Në atë ndeshje kishte shumë gabime individuale dhe episodet përfshinë Sheznin dhe të tjerë që vendosën edhe rezultatin e ndeshjes. Duhet kujdes me Leçen, është një skuadër e fortë, teknike dhe që ende nuk është mposhtur. Gati duhet të harrojë gabimin sepse futbolli i njeh edhe gafat. Më duhet të vlerësoj gjendjen e Kean, Kieza, Vlahoviç dhe Milik. Dushan është një talent i mrekullueshëm, por duhet të gjejë ekuilibrin. Futbolli nuk është matematikë dhe dikush rritet më shpejt, dikush më vonë. Maturia arrihet në moshën 26 apo 27-vjeçare. Titulli? Inter, Milan dhe Napoli janë para të tjerëve, të paktën në letër. Ne duhet të jemi të aftë për të garuar për një nga katër vendet e para”, u shpreh Alegri. Ndërkohë, në planet e merkatos së ardhshme Juventusi ka ambiciet e veta dhe për këtë mediat e huaja shkruajnë se ka pikasur elementin e dëshiruar. Kështu, mësojmë se Juventusit po interesohet për mesfushorin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojberg, njofton “Calciomercato” të hënën. Thuhet se danezi 28-vjeçar po shihet si përforcim i duhur për mesfushën te Juventusi, ekip që po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Për kartonin e Hojbergut, Juventusi është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro. Hojberg ishte pranë largimit nga Totenhemi para fillimit të këtij edicioni, por ofertat e skuadrave tjera nuk e bindën klubin nga Londra për ta liruar. Hojberg ka 6 paraqitje për Totenhemin këtë edicion, kryesisht duke u inkuadruar nga stoli, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025. Ai karrierë ka bërë edhe te Sauthemptoni, Bajerni i Mynihut, Shalke dhe Augsburgu.