BREAKING NEWS

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit, Meta ‘godet’ Kuvendin dhe fut në lojë edhe SOROS-in: Mashtrime skandaloze...

Paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për grushtin e shtetit,
x

Sport

Trajneri i Barçës B vlerëson Rei Manajn: Shpejt do ta shihni duke luajtur me Lionel Mesin

Trajneri i Barçës B vlerëson Rei Manajn: Shpejt do ta shihni

Nga lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë, ai që shkaktoi më shumë bujë në merkato ishte Rei Manaj. Kjo e ka një domethënie të madhe, pavarësisht se ai pranoi të largohej nga Albasete në ligën e dytë spanjolle për të zbritur një kategori më poshtë, pra në ligën e tretë, e për të veshur fanellën e Barcelonës B. Manaj zgjodhi të veshë fanellën e një skuadre në kategorinë e tretë jo për të qenë pjesë e saj vazhdimisht, por për të pasur mundësinë që duke u stërvitur herë pas here me ekipin e parë të kapë mundësinë të bëhet pjesë e klubit të madh blaugrana dhe në ditët e para të tij në Katalonjë, ia ka mundur të stërvitet me Lionel Mesin, Pike, Rakitiç, Alba etj, pra “yjet” e skuadrës katalanase. Është një mundësi që sulmuesi kuqezi do të tentojë ta shfrytëzojë maksimalisht, edhe pse deri tani nuk është përzgjedhur nga trajneri Setien të luajë në formacionin e parë. Megjithatë, kjo nuk e dekurajon sulmuesin kuqezi, pasi ai konfirmohet dhe nga mediat spanjolle që do të vijojë të stërvitet me ekipin e parë, në mënyrë që të rrisë produktivitetin dhe të bëjë më shumë punë me Barcelonën B kur të jetë aktiv dhe titullar në fushën e lojës. Stërvitet me “yjet” por shënon në ligën e tretë. E megjithatë Manaj po shpreson të luajë krah Mesit në ekipin e parë. Dhe në stafin e Barcelonës B janë të mendimit që ai do ta kapë këtë nivel dhe do ta sigurojë me patjetër minutazhin e duhur me argjentinasin dhe lojtarët e tjerë.

Temperamenti/ Ndeshja me Barçën B, gol dhe karton të kuq

Sikurse raportojnë mediumet sportive spanjolle, shqiptari Rei Manaj ishte dhe engjëll edhe djall në ndeshjen e djeshme, që Barcelona B arriti të fitonte më rezultatin 2-1 ndaj Prat. Sulmuesi i kombëtares arriti të gjente golin e parë për katalanasit me anë të një penalltie. Më pas gjithçka shkoi keq për të dhe lushnjari u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, që përkthehen me të kuq. Një ndeshje, ku 22-vjeçari i bëri të gjitha. Pas sfidës ka folur trajneri i Barcelona B, Garsia Pimienta. Tekniku spanjoll deklaroi se nëse Manaj vazhdon të punojë në të njëjtën mënyrë ka shumë mundësi që të arrijë ekipin e parë të Barcelonës. Në lidhje me kartonin e dytë të verdhë, Pimienta e konsideron të pamerituar. Sulmuesi goditi me bërryl kundërshtarin gjatë një goditje me kokë dhe për gjyqtarin ishte një faull për karton të verdhë. “Nëse Manaj vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm, ai ka shumë mundësi të debutojë me ekipin e parë Barcelonës. Në lidhje me kartonin e dytë të verdhë, nga sa më thanë, ishte shumë i padrejtë”, u shpreh trajneri. Mbetet të shihet se si do të operohet me Manajn, pasi mungesa në ndeshjen e radhës të Barcelonës B është e sigurt, por mund të kenë edhe penalitete, por kjo është në dorë të gjyqtarit i cili replikoi jo pak në fushë me lojtarin tonë.

Kombëtarja, Manaj pret shpërthimin

Kombëtarja do të ketë një test të fortë në fund të marsit, një miqësore e programuar të luhet kundër Sllovenisë në Udine të Italisë. Është një miqësore me një kundërshtar që ka pak a shumë nivelin e përfaqësueses tonë. Synohet më e mira, padiskutim, por vëmendja kryesore jo vetëm e sportdashësve, por edhe e stafit teknik e veçanërisht Edi Rejës, është tek elementët e rinj dhe vazhdimi i revolucionit në ekip. Disa lëvizje janë bërë, të tjera priten në vijim. Dhe Rei Manaj është pjesë e projektit të së ardhmes së trajnerit Reja. Lushnjari shihet si titullar, por që ta mbajë këtë staturë i duhet të punojë fort në fushë dhe të aktivizohet mundësisht me ekipin e parë të Barcelonës. Pra Manaj mund të qëndrojë titullar në fushë me përfaqësuesen kuqezi nëse ia del të luajë krah mesit dhe “yjeve” të tjerë të skuadrës blaugrana. Pra Manaj pret shpërthimin në Kombëtare në edicionin e ri, por që të ndodhë kjo i duhet të luajë me Barcelonën e madhe. Nëse ia del, atëherë e ka të garantuar suksesin.