BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Trajneri i Spanjës, de la Fluente: Shqipëria ekip i rrezikshëm, duhet të bëjmë kujdes

Trajneri i Spanjës, de la Fluente: Shqipëria ekip i rrezikshëm,

Kombëtarja e ka realizuar objektivin e saj, që ishte kualifikimi, e tani i duhet të mendojë për t’u përgatitur sa më mirë për Europianin e vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Shorti është hedhur dhe për kuqezinjtë është një short ferri, me emra të mëdhenj me të cilët do të përplaset. Kështu, goglat kanë vendosur përballë ekipit tonë përfaqësueset e Italisë, Spanjës dhe të Kroacisë, tre skuadra që kanë pretendime për trofeun. Natyrisht që trajneri Silvinjo ka dashur ekipe më të pranueshme, por tani i duhet të mendojë si do të frenojë tre skuadra që janë ajka e futbollit botëror. Mediat kroate, ato italiane dhe spanjolle po i kushtojnë hapësirë përfaqësueses tonë, duke mbledhur të dhëna dhe në fund kanë dalë në konkluzionin se Shqipëria nuk është skuadër e lehtë, por një “kockë e fortë” që do tu hapë punë të gjitha skuadrave në grup.

Trajneri i Spanjës e ka frikë Shqipërinë

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Silvinjo ka bërë një performancë cilësore dhe me meritë zuri vendin e parë në grupin E, duke thyer një rekord dhe duke u futur frikën edhe rivalëve. Këtë e ka të qartë edhe përfaqësuesja italiane dhe ajo spanjolle. Ndërkohë, Spanja është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, madje ekipi favorit për të zënë vendin e parë në grup. Trajneri i kombëtares iberike, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin, duke theksuar se kuqezinjtë e Silvinjos nuk duhen nënvlerësuar aspak. “Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme. Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u shpreh 62-vjeçari spanjoll. Shqipëria debuton në datën 15 qershor përballë Italisë në Dortmund. Katër ditë më vonë është radha e derbit ballkanik me Kroacinë (Duseldorf).

Luis Buzi, talenti shqiptar i SudTirolit në Itali shkëlqen me 15 gola

Të shumtë janë lojtarët shqiptarë që luajnë në nivele të larta në Europë, sidomos të rinj të talentuar. Kështu, Luis Buzi është një futbollist shqiptar i lindur në Bolzano të Italisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen në kampionatin e të rinjve, pasi shifrat e tij janë marramendëse. Sulmuesi 18-vjeçar që luan për të rinjtë e SudTirolit ka shënuar 15 gola në nëntë ndeshje kampionati, si edhe tre gola të tjerë në Kupë. Me një mesatare prej 1.55 gola për ndeshje, performanca e sulmuesit e ka ndihmuar ekipin e tij të jetë në vendin e katërt në renditje. Buzi mes dy kombëtareve, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e tij, teksa është grumbulluar në muajin nëntor nga Shqipëria U-19 e Ervin Bulkut, e cila u mund në të tria ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Europianit. Buzi është aktivizuar në këto ndeshje si zëvendësues, duke luajtur në total 73 minuta.