BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, dyshohet për
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Sport

Trajneri Ksavi presion Bajernit të Mynihut: Dua ‘Levën’ brenda dy javësh!

Trajneri Ksavi presion Bajernit të Mynihut: Dua ‘Levën’

Barcelona po përpiqet të lerë pas situatën e krizës financiare dhe të bëjë hapa përpara drejt një normaliteti, i cili do t’i siguronte rritjen e klubit në Spanjë dhe në arenën europiane dhe do ta kthente Barcelonën tek trofetë. Ndërkohë, në këtë periudhë merkatoje, Barcelona i ka hedhur sytë tek lojtarët e mirë, për të bërë një goditje “big” dhe duket se e ka gjetur shënjestrën e saj, polakun Robert Levandovski. Në fakt, “Leva” i ka idetë e qarta në lidhje me sezonin e ri. Sulmuesi polak ka edhe një vit kontratë me Bayernin, por ai dëshiron me çdo kusht transferimin te Barcelona. Klubi katalanas ka bërë 3 oferta për shërbime e tij, por bavarezët kanë refuzuar çdo propozim të ardhur nga Spanja. Bajerni kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë 33-vjeçarin. Oferta e katërt e Barcelonës do të jetë rreth 50 milionë euro + bonuse. Akordi mes palëve është ende larg, ndërkohë që goleadori më i mirë i historisë së Bundesligës u takua me Xavin të mërkurën e kaluar në Ibiza. AS shkruan se të dy biseduan disa minuta me njëri-tjetrin. “Unë me të vërtetë dua të stërvitem e të punoj me ty”, i është drejtuar Levandovski trajnerit të Barcelonës. Sulmuesi ka oferta edhe nga Premier League, por kalimi në La Liga është fiksimi i tij i madh. Ai nuk dëshiron të jetë i pranishëm në grumbullimin që nis ekipi i Nagelsmann më 12 korrik. Topi ka kaluar te Barcelona, që duhet të rrisë ofertën e saj për të siguruar kartonin e yllit polak. Me drejtuesit e Bayernit nuk bëhet shaka, ata e kanë bërë të qartë se duhen paguar 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Edhe Ksavi insiston që akordi zyrtar me kampionët e Gjermanisë të arrihet përpara 16 korrikut, datë kur Barcelona nis turin amerikan, që ta ketë qendërsulmuesin pjesë të skuadrës së tij. Rreth kësaj “telenovele” ka folur shkurtimisht edhe Joan Laporta, presidenti i Barcelona: “Jemi shumë të lumtur që Leëandoëski dëshiron të bashkohet me ne, e falënderojmë, por ai është lojtar i Bajernit, kështu që preferoj të mbaj të qetë situatën”, shtoi Ksavi. Po vetë lojtari çfarë dëshiron të bëjë? Sulmuesi polak, pozoi me një familjar të veshur me fanellën e Barçës. Pikërisht në kulmin e zërave që e çojnë “bomberin” e Bayernit në “Camp Nou”. Të jetë vallë një lloj presioni që Leëa po u bën drejtuesve të kampionëve në fuqi të Gjermanisë që të pranojnë ofertën e “blaugranave”? Një gjë është e sigurt: Levandovski po bën gjithçka për të veshur fanellën e Barçës. Kuptohet, ai po kërkon një sukses të ri, për të qenë lider në një kampionat tjetër elitar në Europë.