Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trajneri/ Murinjo rinovon kontratën me Junajtid, do të fitojë 75 mln euro në 5 vjet

Postuar: 13/10/2017 - 07:49

Mançester Junajtid kërkon të “blindojë” portugezin Hoze Murinjon me megakontratën prej 75 milionë eurosh deri në vitin 2022. Tekniku i djajve të kuq nuk duket të ketë kundërshtime dhe pritet të firmosë kontratën që do të përkthehet në ndalesën më të gjatë të karrierës së tij. Mançester Junajtid ka fluturuar këtë sezon në drejtimin e Murinjos, me klubin e “Old Trafford” që ndan vendin e parë të klasifikimit të Premierës League me Mançester Siti. 54-vjeçari portugez është trajneri më mirë i paguar në botën e futbollit, përkrah kolegut dhe rivalit të Manchester Sitit Pep Guardiola, me të dy teknikët që respektivisht fitojnë plot 250 mijë paund në javë. Kjo pagesë pritet të mbetet e njëjtë për Mourinhon por shpërblimi, i tij në rast trofesh dhe fitoresh do të ngjitet në stratosferë. Detajet e fundit të kontratës janë ende duke u përpiluar. Në verën e vitit 2016 Murinjo firmosi kontratën trevjeçare me Junajtid por si drejtuesit e klubit anglez ashtu edhe vet tekniku janë të bindur se kanë një partneritet ideal, ndaj palët janë shumë kënaqura për zgjatjen e afatit kohor të bashkëpunimit. Progresi i Murinjos me këtë ekip në vetëm 1 vit e gjysmë ka impresionuar drejtuesit e anglez si dhe ka bërë që të fitojë afeksionin e tifozëve, të cilët do ta kenë teknikun edhe për 5 vitet e ardhshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Shorti i Europa League: Milan-Arsenal, finalja e parakohshme…

Postuar: 23/02/2018 - 15:45

Është hedhur sot në Lyon të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të “kupës së vogël”.
Bilbao, një polic i vdekur dhe përplasje të përgjakshme mes tifozëve të Athletico-s dhe Spartak Moska

Postuar: 23/02/2018 - 15:41

Qyteti i Bilbaos ishte dje skena e një përleshje të ashpër mes tifozëve të Athletico Bilbao-s dhe Spartak Mosca.
 

Postuar: 23/02/2018 - 09:01

Mauro Ikardi do të largohet në verë nga Interi dhe besohet se Paris Saint Germain dhe Reali i Madridit janë në garë për shërbimet e tij.

Postuar: 23/02/2018 - 08:58

Skënderbeu do të presë të shtunën Partizanin, në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, një ndeshje që konsiderohet edhe si vendimtare për Partizanin dhe objektivat e

Postuar: 23/02/2018 - 08:54

Mërgim Mavraj është mbrojtësi kryesor i kombëtares tonë dhe pas tërheqjes së Lorik Canës nga futbolli i luajtur, ai është shndërruar në pikën referuese në qendër të mbrojtjes, d

Postuar: 22/02/2018 - 22:12

Pasi trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç, ka reaguar edhe klubi i Partizanit.

Postuar: 22/02/2018 - 21:05

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, ka dhënë dëshminë e tij në polici në lidhej me ngjarjen.