BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x
BREAKING NEWS

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh
x
BREAKING NEWS

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe
x
BREAKING NEWS

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me
x

Sport

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, ka prej ditësh që ka nisur misionin e tij të vëzhgimit të lojtarëve kuqezi që luajnë në Europë. Natyrisht që jo të gjithë do të marrin ftesë për duelin e radhës kualifikues të Europianit në muajin mars, por dëshira e stafit është të ftohen më të mirët e ata më në formë. Silvinjo e ka fokusuar punën e tij fillimisht tek emrat e më pas tek moduli taktik, duke preferuar të mos luajë me 3-5-2 sikurse bënte më parë trajneri veteran italian Edi Reja. për brazilianin që vjen nga shkolla angleze dhe spanjolle, me siguri që do të ketë një modul tjetër dhe kjo do të varet nga aftësitë teknike të lojtarëve dhe përshtatjen e tyre me këto skema. Në këtë kuadër, përzgjedhja do të bëhet në varësi të moduleve që ndjekin lojtarët në ekipet e tyre në ligat kryesore europiane. Në listën e kërkimeve janë përfshirë lojtarët e mëparshëm, por edhe lojtarë të rinj, madje mësohet se në fokusin e Silvinjos është dhe sulmuesi Xhuliano Skuka, që pak ditë më parë u largua nga Partizani e firmosi për Metzin në kampionatin francez.

Silvinjo i mëshon taktikës

Trajneri Silvinjo i ka mëshuar shumë taktikës, përderisa në dy dalje që ka bërë për shtypin ka vënë në dukje se dëshiron një model loje që i përshtatet Shqipërisë, por të paktën nuk është përmendur 3-5-2 që aplikonte dendur ish-tekniku Edi Reha. Kështu, Silvinjo ka dhënë një shpjegim të veçantë në faqen “The Coaches Voice” rreth ideve të tij taktike. Ai ka shpjeguar se pse i pëlqen rreshtimi 4-3-3, pasi sipas tij, ishte ai i cili ndryshonte më shpejt në varësi të lojës ofensive dhe defensive. “Çdo gjë shërben për një trajner futbolli. Unë kam qenë ish-futbollist që kam luajtur në Spanjë, në Angli e Brazil. Kam punuar në staf teknik në Itali, mendoj se çdo gjë nga kjo të shërben. Pastaj të punosh me emra si Arsen Venger, Frank Rajkard, Guardiola, Roberto Mançini, njerëz që të japin diçka shumë të mirë, janë njerëz të një niveli shumë të lartë, ndërsa ne do të studiojmë futbollin dhe të kërkojmë të ecim para. Mua më pëlqen të luaj 4-3-3 apo 4-2-3-1, për të gjithë atë që kam përjetuar, por futbolli tani është më dinamik, në futboll tani kërkohen lojtarë që mund të ekzekutojnë 2-3 funksione të ndryshe, që kanë këmbë të shpejta, me cilësi teknike dhe bëjnë që këto numra të zhduken në fushë. Nëse kërkon të bësh presion te mbrojtësit kundërshtarë, ky rreshtim që thashë më sipër ndryshon në 4-4-2 pasi një mesfushor shkon të bëjë presing bashkë me sulmuesin. Gjithçka ndryshon me shpejtësi në futbollin e sotëm.

Skuka jep shpresë tek Metzi

Xhuliano Skuka prezantua dje para mediave nga skuadra e Metz, që ka organizuar një konferencë për shtyp, ku lojtari ka folur për këtë kthim në Francë. “Kisha oferta të tjera, nga ekipe të tjera. Por kur menaxheri im më tha “A preferon Metzin apo ekipe të tjera?”, i thashë “Dëgjo, unë dua të kthehem në shtëpi”. Unë kam qenë më parë këtu, kam luajtur edhe futboll. Kam qenë pjesë e ekipit Devant-les-Ponts. Pastaj e kam filluar nga zero siç i thuhet, e kam filluar me një ekip në Shqipërinë në kategorinë e dytë atje. Pastaj me punë, ja ku jam. Në fakt kam besim te vetja, kam shumë besim te vetja. Por duhet të kesh edhe fat, është normale”, theksoi Skuka.