BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Sport

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e

Partizani ka bërë ndryshime në pankinë dhe e nis sezonin e ri me trajner të ridhe Xhiovani Kolela është nga dje edhe zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Vetëm 24 orë pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, “të kuqtë” firmosën me 56-vjeçarin nga Salerno, i cili mbërriti në kryeqytet dhe pasditen e djeshme drejtoi seancën e parë stërvitore me “demat e kuq”. Pas një prezantimi të shkurtër dhe një bisede miqësore me futbollistët, Kolela i vuri të gjithë në rresht për të nisur seancën stërvitore. Gjuha angleze është ajo që lojtarët dhe trajneri kanë zgjedhur për të komunikuar në vijim, megjithatë ajo që ka më shumë interes është pikërisht gjuha e futbollit, të cilën të gjithë duhet ta flasin sa më mirë në prag të nisjes së sezonit të ri. Shkarkimi i Mehmetit, në dukje i papritur dhe i paarsyetuar, si dhe ardhja e italianit, ndodhi për t’i dhënë një dimension tjetër skuadrës, një frymë të re, të ndryshme, për të rritur objektivat e skuadrës dhe pritshmëritë e saj në sezonin e ri. Kështu që kur jemi vetëm 10 ditë larg startit të sezonit të ri, futbollistët do të duhet të përshtaten me një trajner të ri dhe metodë të re pune. Kolel ka drejtuar skuadra të ndryshme në ligat e ulëta italiane, si Komo, Rimini, Vincenza, Siena, Renate e së fundi Legnano, teksa regjistron edhe një eksperiencë dy mujore në Shqipëri, në pankinën e Apolonisë. Ndërkohë, Partizani po punon në merkato për të afruar lojtarë cilësorë, por në të njëjtën kohë po diskuton për kompletimin e stafit dhe krijimin e kushteve për stafin e ri. Duhet thënë se largimi i Mehmetit ka lidhje me zhgënjimin e skuadrës në Conference League, ku Partizani zhgënjeu ndaj Saburtalosit. Një short relativisht i lehtë për të përballë gjeorgjianëve por që të kuqtë nuk ia dolën. Ndryshimi në pankinë synonte afrimin e një trajneri të huaj, si duket edhe nga dëshira e vetë presidenit Gaz Demi, që të sjellë profesionalizëm në skuadër dhe aplikimin e një futbolli modern.

Një tjetër shqiptar firmos me Peskarën në Serie B

Lojtarët shqiptarë në kampionatin italian shtohen dita-ditës dhe tani gjenden në numër të konsiderueshëm në të dy nivelet e futbollit elitar në Itali, sinë Serie A dhe në Serie B. Në këtë të fundit ka filluar të shtohet numri i të rinjve që luajnë me ekipet kombtare të moshave. Kështu, referuar vetë mediave italiane, Peskara ka afruar një tjetër futbollist shqiptar pas mesfushorit Erdis Kraja, i cili kaloi te “Delfinët” në huazim për një vit nga Atalanta. Klubi që garon në Serie C dhe kërkon rikthimin në divizionin e dytë të futbollit italian, ka siguruar edhe shërbimet e Aristidh Kolajt. 23-vjeçari, i cili numëron 8 ndeshje me Shqipërinë U21, është shkëmbyer me Luka Lombardin me klubin e Alesandrias. Kolaj regjistroi një gol në 20 ndeshje në Serie B me Alesandrian sezonin e fundit. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili luan edhe si sulmues, do të nisë një aventurë të re te Pescara, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2026. Pjesë e Peskarës është edhe Ledian Memushaj, i cili u tërhoq nga futbolli e më pas mori drejtimin e ekipit të të rinjve të Peskarës.