Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trashi rinovon me Partizanin, mbetet “dem i kuq” deri më 2021

Postuar: 20/10/2018 - 07:31

Partizani ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen. Dhe ku ka më bukur se të nisë projektet e tij afatgjata me rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë. Një metodë e tillë është profesioniste dhe merret shembull nga klubet e mëdha në Perëndim, ku lojtarët ftohen të rinovojnë kontratën me kushte më të mira financiare edhe pse nuk u ka përfunduar zyrtarisht kontrata aktuale. Kështu ka ndodhur me klubin e kuq edhe sa i takon mesfushorit Lorenc Trashi. Futbollisti ka disa vite që luan me Partizanin në nivele të larta e këtë edicion madje nuk munguan zërat insistues nga klubi dhe më gjerë që ai të luante me skuadrën kombëtare. Madje për Trashin foli në konferencën e fundit për shtyp edhe trajneri kuqezi Kristian Panuçi, i cili tha se po e ndjek futbollistin dhe nëse do ta bindë do t’i bëjë një ftesë për në ekipin përfaqësues për sfidat e ardhshme. Natyrisht, për lojtarët e kampionatit ftesa në Kombëtare është e vështirë dhe e “rezervuar”, sepse lojtarët që luajnë në Superiore nuk shihen me prioritet si pasojë e cilësisë së dobët të kampionatit. Duke u kthyer tek Trashi, dje lojtari mori një lajm të mirë. Ai dhe klubi kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Futbollisti do të mbetet i kuq deri në vitin 2020, madje klubi është treguar i kujdesshëm që në kontratë të shënohet “me të drejtë zgjatje dhe për një vit”, që do të thotë se nëse kjo kontratë respektohet nga palët deri në fund, mesfushori Lorenc Trashi do të jetë pjesë e partizanit deri në vitin 2021. Edhe në shtypin sportiv online kjo lëvizje e klubit bëri bujë të madhe dhe termat më të përdorur për rinovimin e kontratës së Trashit ishin “blindon”, “përjetë i kuq” etj, duke dëshmuar se lidhjet midis Trashit dhe Partizanit po bëhen shumë të forta dhe se lojtari ka gjetur qetësi me skuadrën e madhe kryeqytetase. Pra, klubi i Partizanit ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me futbollistin gramshiot, edhe për një sezon tjetër, me aktualen që përfundonte në verë të 2019-ës. Kryeqytetasit kanë të drejtë ta rinojnë edhe një vit më shumë, sigurisht nëse do të kenë të kënaqur me paraqitjet e një prej futbollistëve më të mirë të Superiores.

Njoftimi i klubit

Klubi i Partizanit nuk lë shumë vend për hamendësime sepse e ka sqaruar vetë në një njoftim për shtyp nga llogaria e tij në facebook, ku bën të qartë dhe kushtet e reja kontraktuale me mesfushorin e spikatur. Është një qëndrim i shkurtër, por mjaftueshëm shterues në informacion, pasi klubi dhe lojtari lidhen së bashku në n kontratë edhe për të paktën një vit tjetër, por ky bashkëpunim mund të shkojë edhe më tej, për të mbajtur Trashin edhe për tri vite në radhët e skuadrës së kuqe. “Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26-vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në 2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani. Trashi, pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanellën e kuqe, konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies klub-lojtar”, thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit. Natyrisht, një lëvizje e tillë nuk do të jetë e vetmja. Kur merkato e dimrit afron, klubi do të tentojë të fusë në “vathë” edhe lojtarët e tjerë të cilëve u mbaron kontrata në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë shihet si strategjike nga ana e klubit dhe dëshmon seriozitet në marrëdhëniet me futbollistët, por edhe për të mbajtur Partizanin në nivele të larta, gjithmonë si pretendent për titull. Rinovimi me Trashin shërben njëkohësisht edhe për imazh dhe ndikim tek lojtarët e tjerë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës, Alex Song tregoi së fundmi për tmerrin që kaloi te skuadra ruse e Rubin Kazan.

Postuar: 15/11/2018 - 11:00

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve

Postuar: 15/11/2018 - 08:59

Granit Xhaka është një ndër futbollistët me origjinë shqiptare, që kanë shkëlqyer në arenën ndërk

Postuar: 15/11/2018 - 07:20

Rivaliteti midis Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës dihet.

Postuar: 15/11/2018 - 07:18

Qeveria mori dje vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgat

Postuar: 15/11/2018 - 07:16

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skocisë,

Postuar: 14/11/2018 - 22:02

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, në një intervistë të dhënë për mediet,