BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Sport

Trazira në Katalonjë, propozohet të ndryshojë destinacioni për “El Clasico”-n e 26 tetorit me Realin

Trazira në Katalonjë, propozohet të ndryshojë destinacioni

Katalonja kërkon pavarësinë nga Spanja prej disa vitesh. madje për këtë u organizua dy vjet më parë edhe një referendum për shkëputjen nga Spanja, që nacionalistët katalanas e cilësuan të vlefshëm, por Spanja dhe vendet e tjera europiane, përfshi dhe vendet e mëdha, nuk e njohën, teksa liderët politikë të Katalonjës po ndiqen penalisht dhe janë dënuar me vendime gjyqësore. Por në këtë histori janë përfshirë shumë lojtarë të skuadrave të Katalonjës, sidomos kryeklubi, Barcelona, nisur dhe nga impakti që ka në provincë por njëherësh edhe në imazhin e vendit në botë. Ditët e fundit Katalonja u është rikthyer protestave dhe trazirave për këtë çështje dhe nuk është rastësi. E në këtë vorbull nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as klubi i Barcelonës, i cili do të jetë pritës sipas kalendarit, i “El Clasico”-s më 26 tetor, një ndeshje që ka gjasa të mos luhet në stadiumin mitik “Kamp Nou”. Kështu, referuar medieve të ndryshme europiane, rajoni i Katalonjës është përfshirë sërish nga demonstratash prej dy ditësh, teksa mijëra njerëz pro pavarësisë kanë zaptuar sheshet e qyteteve për të protestuar edhe kundër procesit gjyqësor ndaj 12 liderëve separatistë. Por situata e rënduar mund të ndikojë direkt edhe në kampionatin spanjoll të futbolli, pasi më 26 tetor është në plan që në “Camp Nou” të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa La Liga ka propozuar ndryshimin e stadiumit. Sipas Ligës, zhvillimi i ndeshjes në “Camp Nou” mund të rrisë edhe më shumë tensionet dhe të bëjë që situata të dalë nga kontrolli, ndaj është mirë që takimi të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, pra një ndryshim i radhës së stadiumeve. Protesta e mbrëmjes së djeshme arriti edhe nivele dhune të theksuara, ku sipas organeve të policisë të paktën 157 vatra zjarri të qëllimshme u regjistruan në të gjithë qytetin, dhe selitë e prefekturave u rrethuan nga protestuesit. Por protesta nuk ndali vetëm në Barcelonë. Protestuesit u përplasën me policinë edhe në qytete të tjera të Katalonjës si Xhirona, Tarragona, Lleida dhe Sabadell, me një bilanc ende jo përfundimtar të 114 të plagosur, ndër to 54 janë nga forcat e policisë. Duke u kthyer tek El Claciso, mund të besohet se propozimi i federatës spanjolle do të refuzohet nga klubi katalanas, por në fund dihet ë vendimin e merr federata me anë të Komitetit të saj Ekzekutiv. Ndoshta një propozim i tillë për të luajtur ndeshjen e parë në Madrid shihet si zgjidhje, por mund të jetë provokim për kampin blaugrana që është përfshirë fuqimisht në këtë çështje, nisur dhe nga ndjeshmëria e lartë nacionale e Katalonjës. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në 10 ditët e ardhshme, por me ritmin aktual të protestave dhe trazirat e ndodhura, nuk ka shpresë që klasikja e futbollit spanjoll të luhet në “Kamp Nou” më 26 tetor.

Adriatik BALLA