
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Tre Luanët” të papërballueshëm për Senegalin, Francë-Angli, finalja e parakohshme e Botërorit të Katarit

Shkruar nga Adriatik BALLA 5 Dhjetor 2022

Angli-Francë do të jetë finalja e parakohshme e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar. Kemi të bëjmë me një duel ndërmjet dy përfaqësueseve që kanë bindur më shumë në këtë Kupë Bote. Franca mundi dhe u kualifikua përballë Polonisë, kurse dje në mbrëmje ishte radha e Anglisë të tregonte se është një skuadër e fuqishme dhe një pretendente e madhe për të fituar trofeun e Botërorit. “Tre Luanët” mposhtën mbrëmë Senegalin me rezultatin e thellë 3-0, rezultat i përligjur nga loja që bënë skuadrat në fushë, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund prej grupit të lojtarëve të trajnerit Gareth Sauthgejt. Një fitore bindëse dhe që e konfirmon Anglinë si një prej pretendenteve kryesore për të fituar titullin e Botërorit “Katar-2022”. Në çerekfinale me Francën pritet të jetë dueli më interesant e më i fortë e më i paparashikueshëm i këtij Botërori. Sa i takon ndeshjes së djeshme, gjithçka u vendos në fundin e pjesës së parë, kur anglezët shënuan dy gola vendimtarë për fatet e takimit, sepse krijuan epërsinë e nevojshme që skuadra e Sauthgejt të ndihej e çliruan nga ana psikologjike e njëherësh të mendojë për ta menaxhuar duelin në mënyrë sa më cilësore. Në fakt, diferencat teknike midis dy ekipeve ishin të mëdha, pasi anglezët kanë një kontigjent që luan në top-ligat europiane, kryesisht në Premier League, me klubet më të mëdha, ndaj janë një ekip shumë cilësor në të gjitha repartet. Në minutën e 38-të ishte Henderson që shënoi golin e parë, kurse Herri Kejn dyfishoi shifrat në minutën e fundit të fraksionit të parë të lojës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 2-0 në favor të anglezëve. Me fillimin e pjesës së dytë Senegali bëri ndryshime në formacion, duke i dhënë përparësi sulmit. Por në një kundërzbritje të shpejtë e me pasime të sakta anglezët shejnë golin e tretë e të sigurisë për fitoren. Kështu, në minutën e 57-të Foden kroson tokazi nga e majta e brenda zonës Saka bën si duhet lëvizjen e shpejtë e të saktë duke shënuar golin e tretë. Ky gol i vuri “kapak” kualifikimit për anglezët, ndërkohë që skuadra e Senegalit, e rënë moralisht, nuk pati forcën e duhur që ta gjallëronte lojën dhe ishte thuajse e pafuqishme që të impononte lojën në sulm. Madje anglezët krijuan edhe raste të tjera shënimi në kundërsulm që mund ta kishin thelluar rezultatin. 30-35 minutat e fundit të ndeshjes ishin të mërzitshme, pasi jo vetëm niveli i lojës ra shumë, por anglezët, të ngopur me gola dhe duke parë një rival të dobët e të pamotivuar, menduan që të menaxhonin epërsinë e tyre. Përfundon kështu 3-0 për Anglinë, e cila kalon në çerekfinale përballë Francës, kurse Senegali kthehet në shtëpi.
Më të lexuarat


Lajm i trishtë! Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës (Emri)

Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për vitin 2022, tek femrat e merr Megi Doçi

Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

Broja ndër 18 lojtarët më të shpejtë në botë, por këtë vit nuk i shërben Silvinjos

Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Befasia/ Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen
