BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Sport

Treshja shqiptare Muçi-Manaj-Rashica projektohet si tredhëmbësh i Beshiktashit

Treshja shqiptare Muçi-Manaj-Rashica projektohet si tredhëmbësh

Në Turqi po luan aktualisht një kontigjent i fuqishëm lojtarësh shqiptarë, që ka shumë cilësi dhe po shfrytëzohet si trampolinë për në ligat e mëdha europiane. Ndërkohë, Beshiktashi po planifikon të krijojë një tredhëmbësh me lojtarët cilësorë shqiptarë të sulmit. Bëhet fjalë për treshen Muçi-Rashica-Manaj. Në fakt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është treguar i pandalshëm para portave kundërshtare në këtë edicion me Sivaspor dhe pas 14 rrjetave të tundura në kampionat, po aq sa Ikardi, ofertat për të nuk mungojnë. Klubi i ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh kartonit të tij, por kjo shifër nuk shqetëson skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij. Për lojtarin ka pasur oferta të ndryshme gjatë muajit të kaluar, por një klub duket i vendosur më shumë se të tjerët për të çuar deri në fund interesimin. Sipas mediave turke, Beshiktashi, në radhët e të cilit aktivizohen edhe Ernest Muçi me Milot Rashicën, po planifikon një tredhëmbësh plotësisht shqiptar për repartin e avancuar në edicionin e ardhshëm, duke i shtuar edhe Manajn. Klubi e kishte piketuar sulmuesin që në janar, sidomos pasi e pa të shënonte pikërisht kundër bardhezinjve në kampionat. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë bërë gati që tani pikërisht shifrën prej 15 milionë eurosh për sulmuesin e Kombëtares, për të finalizuar transferimin e tij në verë. Në Turqi janë të bindur se një shifër e tillë është cilësuar si “ofertë” për Beshiktashin, duke parë formën dhe përshtatjen e Manajt në kampionatin turk, ku me një skuadër më cilësore, pritet të jetë edhe më rezultativ para portës.

Kristjan Asllani po rritet, Interi i beson cilësive të shqiptarit

Personalitet dhe shumë talent. Këto janë dy elementët kryesorë në paraqitjet e Kristjan Asllanit në këtë sezon me Interin. Ndeshja e fundit kundër Leçes, vërtetoi se mesfushori i kombëtares është përshtatur më së miri me zikaltrit, duke u “shkrirë” në perfeksion me pjesën tjetër të skuadrës. Asisti për Lautaro Martinez ishte thjesht “qershia mbi tortë”, me trajnerin Simone Inzagi që tashmë e bën “gjumin” i qetë pavarësisht se të paktën në dy ndeshjet e radhës do të jetë pa titullarin Hakan Calhanoglu. Asllani është gati për të marrë “çelësat” e mesfushës në sfidat e kampionatit ndaj Atalantës dhe Xhenoa. Futbollisti që do të mbushë 22-vjeç më datë nëntë mars, synon të bëjë paraqitje në lartësinë e një klubi si Interi teksa drejtuesit zikaltër deri më tani janë tejet të lumtur nga mesfushori. Asllani është pikërisht aty ku ishte parashikuar nga drejtuesit zikaltër në verë kur i dhuruan besim dhe e shndërruan në zëvendësuesin e parë dhe të vetëm të Calhanoglu. Tashmë, falë punës së përditshme në stërvitje, Asllani duket gati dhe ndeshjet e radhës mund të rezultojnë vendimtare edhe për merkaton e verës. Inzagi mendon për Championsin, titullarët pushim ndaj Salernitanës. Në Itali e bëjnë të sigurt, në rast se Asllani ia del me sukses deri në fundin e sezonit, pritet të rritet në detyrë sezonin e ardhshëm dhe të kthehet në motivin e drejtuesve për të hequr dorë nga Calhanoglu pasi për turkun ofertat “joshëse” nuk mungojnë. Te Inter nuk kanë më dyshime, Asllani është gati për spektakël nga kabina e tij e regjisë.