BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Troisi drejt largimit nga Flamurtari, UEFA rrit “kërcënimet” ndaj FSHF për kontratat e papaguara të lojtarëve

Troisi drejt largimit nga Flamurtari, UEFA rrit

UEFA besohet se ka sjellë raporte të zgjeruara gjatë muajve e javëve të fundit në lidhje me pretendimet e shumë lojtarëve që janë ankuar se nuk janë paguar rregullisht nga klubet shqiptare, ndërkohë që vetë FSHF insiston tek klubet të respektojnë kontratën, e gjitha kjo që UEFA e FIFA të mos marrin penalitete ndaj një anëtareje të tyre sikurse është Federata Shqiptare e Futbollit. Padyshim që një sjellje e tillë është e pamatur, pasi prej vitesh UEFA e FIFA tërheqin vëmendjen për nivelin e lartë të abuzimit me kontratat e lojtarëve, kryesisht lojtarët e huaj, që vuajnë nga presioni i stafeve drejtuese të klubeve dhe nuk paguhen sipas kontratave të nënshkruara. Për këtë arsye organizmat ndërkombëtare insisitojnë konkretisht tek FSHF të jetë më aktive në zgjidhjen e problemeve të krijuara. Në media u zbardh para pak ditësh edhe një relacion ku UEFA e “kërcënonte” me fjalë tepër të qarta federatën tonë për rastin e abuzimeve me kontratat e futbollistëve, ku kishte disa ankesa për parregullsi në pagesa. Flamurtari dhe Luftëtari janë klubet e dyshuara se nuk u janë përmbajtur kritereve profesionale në trajtimin e lojtarëve, pra kanë probleme me pagesat, por zyrtarë të klubeve në fjalë kanë dalë e kanë thënë të kundërtën, madje është arritur deri aty sa zyrtarë të Luftëtarit janë shprehur se po garojnë për një pozicion që të çon në kupat e Europës, në një kohë që situata e brendshme në klub dhe niveli i grupit është nën nivelin normal, domethënë e pazakontë dhe aspak premtuese. Mbetet të shihet deri në fund se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë FSHF në lidhje me klubet problematike, pasi dyshimet nuk janë vetëm për Flamurtarin dhe Luftëtarin, por edhe për ekipe të tjera, por kjo mbetet për t’u parë hap pas hapi sipas raporteve që do të sjellë bë vazhdimësi UEFA.

Në Vlorë po përgatiten për ndryshimin e radhës në pankinë

I vetmi klub që nuk ka ende një staf teknik të qëndrueshëm për lëvizjeve në dhjetor, është Flamurtari. Edhe pse braziliani Marcelo Troisi ka ardhur që në ditët e para të janarit në krye të skuadrës, duket se ambienti është rënduar në atë lloj feje sa ai nuk ka shpresë se mund të përmirësohet. Madje ditën e djeshme disa media sportive online aludonin për një largim të tij të shpejtë brenda pak orësh, pavarësisht se vetë Troisi i përgënjeshtroi këto lajme, duke thënë se është ende i Flamurtarit. E gjitha ndodhi dje në prag të ndeshjes miqësore midis Flamurtarit dhe Bylisit, një duel miqësor që zhvillohej në kuadër të fazës përgatitore, vetëm pak ditë para rinisjes së garës në Kategorinë Superiore. Skuadrat e startuan takimin në orën 14:00 në qytetin e Vlorës, teksa në drejtimin e kuqezinjve ishte trajneri Marselo Troisi. Braziliani u afrua pasi përfundoi pjesa e parë e kampionatit, por situata e vështirë që po kalon Flamurtari, bëri që të kishte zëra se tekniku kishte vendosur të braktiste para kohe ekipin. Megjithatë, falë miqësores së sotme, Troisi ka përgënjeshtruar zërat që e shihnin larg Vlorës duke konfirmuar qëndrimin në krye të Flamurtarit edhe pse klubi duket në një situatë të pashpresë. Tashmë, Troisi pritet të debutojë edhe në ndeshje zyrtare, teksa vlonjatët udhëtojnë të martën drejt Shkodrës për të matur forcat me Vllazninë. Por a do të vijojë Troisi të jetë trajner i Flamurtarit edhe në ditët në vazhdim? Kjo pikëpyetje mbetet për t’u zgjidhur nga vetë tekniku në vijim, por faktet janë kokëforta, pasi Flamurtarit nuk i ka mbetur thuajse asgjë, edhe grupi është shpërndarë dhe pavarësisht se Troisi ka sjellë lojtarë që mund të mbyllin sezonin në Vlorë, vështirë se do të japë ndonjëri garanci që ata do të paguhen. Pra situata nuk është premtuese dhe ndonjë tërheqje e Troisit nuk mund të përjashtohet si mundësi./Adriatik BALLA