BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Sport

Trondit Henri: Mesi i izoluar tek PSG, ekipi punon për Mbapenë

Trondit Henri: Mesi i izoluar tek PSG, ekipi punon për Mbapenë

Largimi i Lonel Mesit nga Barcelona, klubi ku ai u rrit dhe kapi majat e futbollit botëror, u duk i pabesueshëm po aq sa edhe mbërritja e tij në Francë, tek Paris San Zhermen, skuadër që financohet prej disa vitesh prej sheikëve arabë me në krye Naser Al Khelaifin. Në fillim besohej se Mesi kishte shkuar për një projekt të madh, për të qenë lider i skuadrës dhe që gjithçka të rrotullohej rreth tij, por jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu në këto ndeshje të para të kampionatit francez, por Mesi vetë po rrotullohet rreth Kilian Mbapesë dhe situata ka rënë në sy të specialistëve dhe medieve serioze në Francë dhe në Europë, që shohin se shumë “gjela” në ekip sjellin shqetësime e jo arritje. Kështu, në ndeshjen e PSG-së kundër Olimpikut të Marsejës, Lionel Mesi u aktivizua titullar, pjesë sektorin e djathtë të sulmit, por ai u pa shumë pak aktiv në këtë klasike të futbollit francez. Një futbollist legjendë, ish-shok skuadre me 6 herë fituesin e Topit të Artë, siç është Thierri Henri, në analizën që i bëri performancës së Leos u shpreh i shqetësuar për faktin se ende nuk po sheh Mesin që ai dëshiron te PSG. “Ai është i izoluar, e prek topin më pak. Nuk do të thosha se është i trishtuar, por është i izoluar. Preferoj ta shoh atë në bosht. Po kalon një moment të keq, në bosht ai mund t’i japë më shumë ritëm lojës. Duhet të gjejmë diçka që ata të luajnë bashkë (Mesi, Mbape dhe Nejmar). Nuk mendoj se mund të bëjë ndonjë ndryshim nga e djathta, megjithëse nuk i kam të dhënat e sakta në nivel taktik. Nuk mund të ndikojë. Merr pjesë më rrallë në manovrën sulmuese”, nënvizoi ai. Hierarkitë te PSG janë të qarta. Për momentin, Henri mendon se ekipi është ende i ndërtuar rreth Mbapesë. “Mesi nuk flet shumë, ai flet me topin. Për momentin, është skuadra e Kilianit. Është pikërisht Mbape që e bën të shkëlqejë. Topi shkon më shumë drejt Kilianit. Në një moment duhet të jetë vetëm një drejtues, përndryshe nuk mund të luash me të njëjtin ritëm. Dhe në këtë skuadër, ka shumë liderë”, shpjegon i shqetësuar Henri. Me këto fjalë, ish-lojtari i përfaqësueses franceze i dërgon një mesazh Poketinos. Atij nuk i pëlqen mënyra se si trajneri argjentinas po përshtat Mesin në skuadër, edhe pse sigurisht nuk është aspak e lehtë që këta lojtarë të luajnë njëkohësisht në të njëjtën skuadër. Kundër Marsejës u vu re qartë. Mesi, për të mos e zhbërë sistemin e lojës, qëndroi gjithmonë në anën e djathtë. Tani mbetet të shihet se si do të jetë vijimësia e tyre në lojë, por ndoshta në janar njëri prej tyre duhet të hapë krahun.