BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Tronditen tek Barcelona, Ansu Fati i ngjan Ronaldos e jo Leo Mesit

Tronditen tek Barcelona, Ansu Fati i ngjan Ronaldos e jo Leo Mesit

Barcelona kaloi një nga periudhat e saj më të këqija në më shumë se dy dekada pas eliminimit në Champions League nga Bajerni i Mynihut, sezonin e shkuar (humbi 8-2), ndërkohë që kishte pësuar disfatë në kupën dhe kampionatin spanjoll, duke mos marrë asgjë të mirë për edicionin që lamë pas, një situatë që u reflektua më së miri në raportet e tensionuara të Lionel Mesit me drejtuesit e klubit dhe dëshirën e “Pleshtit” për t’u larguar nga klubi blaugrana. Edhe pse klubi nuk i dha leje dhe Mesi mbeti i Barcelonës, duket se situata mbetet e ndezur në vijimësi. Por ka dhe gjëra të mira. Këtë edicion po luan titullar me katalanasit një talent që shihet si pasues i Mesit. Bëhet fjalë për Ansu Fati, i cili ka bërë një nisje spektakolare në La Liga spanjolle, duke shënuar gola dhe duke dhënë asiste dhe me statistikat ka ecuri më të mirë sesa Lionel Mesi, të paktën për këtë edicion. Ndërkohë, Luis Hoze Pinguinja është enciklopedist portugez i talenteve të rinj, ai ka parë qindra lojtarë nga shteti i tij të cilët kanë vazhduar rrugën për t’u bërë më të mirët, Kristiano Ronaldo është një njeri i sukseseve, por sa kemi parë Ansu Fati ka arritur shumë gjëra më shpejt sesa ai. Ronaldo ka shijuar vitet e tij më të mira në karriere sa ishte pjesë e Real Madrid, gjë të cilën Barcelona shpreson se Fati do ta arrijë të njëjtën me fanellën e saj. “Unë kam parë shumë lojtarë, të cilët kanë qenë fenomenal por ata janë kapur me drogë dhe kanë përfunduar në burg, si Fabio Paim,” tha Pinguinja në një intervistë për “MARCA”. “Kristiano erdhi së bashku me Sporting CP në një garë, e cila ka qenë e organizuar nga ne. Ai ishte vetëm 11 vjeç atë kohë. Unë kisha një marrëveshje me agjencinë që kushdo që të zgjidhej lojtari më i mirë i asaj gare, do të shpërblehej për ta kaluar një javë në Algarve apartament. “Ai ishte lojtari më i mirë, por trajneri i Sporting më kërkoi mua që mos të zgjidhnim atë sepse ai vinte nga një familje e varfër në Madeira dhe nuk mund t’i përballonte shpenzimet për të shkuar atje,” tha Pinguinja. Përafërsisht një dekadë më vonë, Pinguinja kishte mundësi ta shihte një yll tjetër shndritës, tani i njohur si Ansu Fati, gjatë një gare për të rinjtë në Sevilja. “Unë isha në fushë duke i shikuar ndeshjet dhe befasisht e vërejta një lojtar, pyeta për këtë djalin e vogël, ata më treguan që ai ishte lindur në vitin 2002 por ishte duke luajtur në grupet që ishin dy vjet më të mëdhenj sepse për të çdo gjë ishte e thjeshtë,” shtoi Pinguinja. “Ai mund t’i përdorte që të dyja këmbët, ai ishte fenomenal, ai gjithmonë luante me kokën lart dhe kishte aftësi për driblim dhe për goditje gërshërë. Ishte futbollist i cili luante me pasion dhe çdo gjë dukej natyrale”, përfundoi Pinguinja. Në fak, kritikët dhe analistët e futbollit mendojnë se Fati, një supertalent, ka më shumë ngjashmëri me Mesin sesa me lojtarë të tjerë të sulmit. Por shumica besojnë se talenti 18-vjeçar ka kualitet origjinal dhe kjo mund ta ndihmojë të bëjë histori me Barcelonën.