BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Tronditet bota e futbollit/ Ndërron papritur jetë në moshën 23-vjeçare futbollisti i njohur anglez

Tronditet bota e futbollit/ Ndërron papritur jetë në moshën

Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re. Mbulu ishte vetëm 23 vjeç dhe ditën e djeshme është gjetur pajetë në Preston.

Vdekja e tij ka qenë natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër. Nga janari i këtij viti, Mbulu kaloi nga Kreu Aleksandra te Morekambe, me këta të fundit që kanë mbetur të shokuar nga ndarja e jetës së lojtarit.

“Ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të parakohshme dhe të papritur është shokuese për të gjithë ne. Kristian erdhi në janar te ne dhe ishte shumë i dashur për të gjithë.”, shkruan Morekambe.

Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Miluoll, Modheruell, Braintri dhe Brentud, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit.