Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tronditet Botërori i Basketbollit, Franca eliminon pretendenten kryesore, SHBA-në

Postuar: 12/09/2019 - 07:25

Basketbolli po dhuron surpriza të mëdha në këtë periudhë, pasi në Kinë po luhet Kampionati Botëror i koshit, i cili ka dhuruar spektakël dhe emocione të forta. Gara ka qenë mjaft e ndjekur dhe në asnjë ndeshje nuk ka pasur më pak se 13 mijë spektatorë. Në duelet e rëndësishme kanë qenë deri në 25 mijë spektatorë, duke dëshmuar se Botërori i Kinës është një prej më të fortëve dhe më të rëndësishmit e viteve të fundit. Nuk mjafton vetëm kjo, pasi në Botërorin e Kinës po ndodhin surpriza të mëdha në rezultate. Dy pretendentët kryesorë për trofeun, SHBA dhe Serbia janë eliminuar. Nëse serbët u eliminuan nga Argjentina dy ditë më parë, dje ikën nga gara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat llogariteshin edhe si favoritet kryesore për trofeun, nisur nga kualiteti i lartë i lojtarëve, fuqia në basketbollin botëror dhe yjet e shumtë që ka skuadra amerikane, një “dream team” e padiskutueshme. Por akoma më surprizë është emri i skuadrës që i eliminoi, Franca, e cila, pavarësisht arritjeve të viteve të fundit, nuk shihej pretendente për të shkuar në finale. 10 pikë diferencë në gjysmëfinale në favor të Francës nuk i shkonte ndër mend askujt, por ia që ndodhi. Sikurse shkruajnë mediat sportive ndërkombëtare pas eliminimit të Serbisë nga Argjentina, largohen për befasinë e të gjithëve edhe favoritët e turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 13 vite kishin basketbollistët amerikanë që nuk pësonin humbje në sfidat ndërkombëtare të këtij niveli, por erdhi momenti që kjo t’i ndodhte me trajnerin Greg Popoviç, kundër Francës, me rezultatin 79-89. Kampionët në fuqi u ndëshkuan nga gjuajtjet e sakta të Rudu Gobert, me lojtarin e Utah Jaz që e mbylli takimin me 21 pikë dhe 16 rikuperime, ndërsa Evans Furnier shtoi 22 pikë të tjera për ekipin francez. Nuk mjaftuan për amerikanët 29 pikët e Donovan Mitçëll, që mundi ta kalonte në epërsi SHBA 78-76, por pikërisht pas këtij momenti shpërthyen në sulm francezët, të ndihmuar edhe nga disa gabime të pashpjegueshme dhe banale të amerikanëve, që abdikojnë nga froni pas sukseseve në dy edicionet e fundit. Në gjysmëfinale të Botërorit të Basketbollit Franca do të përballet me Argjentinën. Pra gjysmëfinalet pritet të dhurojnë surpriza, por jo me emrat e spikatur të basketbollit botëror. Padyshim, Botërori i Kinës ishte një nga garat më të çuditshme të këtij sporti dhe sidomos i viteve të fundit. Dihet që në këtë sport ligjin në 4 të parat e bëjnë SHBA, Spanja, Serbia dhe Greqia. Më pas vijnë Lituania, Turqia, Franca dhe Argjentina, por pretendentët këtë herë dolën jashtë garës dhe trofeu i Botërorit me gjasë do t’i shkojë Spanjës, Francës, ose Argjentinës. Një Botëror çudirash, i cili mori vëmendje dhe për debatin e madh që ngjalli gjyqtaria, fort e kritikuar për sjelljet e saj, por ku pati dhe mjaft ndeshje ku arbitrat dolën të vlerësuar në shkallë maksimale. Deri në fërshëllimën e fundit, Botërori i Basketbolli mund të prodhojë surpriza të reja dhe Kinë-2019 e garanton këtë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2019 - 13:45

Në ndeshjen e së shtunës mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, e cila u mbyll 1-2 për "djajtë e kuq" ka ndodhur edhe një episod mjaft i shëmtuar.

Postuar: 08/12/2019 - 23:13

Skuadra e Milanit ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Serie A duke mposhtur Bolognan me rezultat

Postuar: 08/12/2019 - 22:16

Emri i trajnerit Edi Reja ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, se mund të jetë pasuesi i K

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fitua

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta