BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Tronditet Kukësi, largohet pas 6 vjetësh kapiteni Ylli Shameti, enigmë shkaqet

Tronditet Kukësi, largohet pas 6 vjetësh kapiteni Ylli Shameti,

Mbrojtësi Ylli Shameti ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit tonë në dekadën e fundit. Gjirokastriti e arriti kulminacionin e tij tek Kukësi, ku prej gjashtë vjetësh luan në nivele shumë të larta dhe ia ka dalë të luajë rregullisht edhe në kompeticionet e UEFA-s, madje të mbajë edhe shiritin e kapitenit tek kjo skuadër. Shameti ka qenë një ndër lojtarët e besuar të presidentit Safet Gjici, njëherësh futbollist me kontribut në fushë për skuadrën verilindore, duke dhënë ndihmë jo vetëm në repartin e prapavijës, por edhe të sulmit, ku shquhej për lojën e fortë dhe efikase në ajër. Por vjen momenti që Shameti të ndahet me Kukësin dhe këtë e ka bërë të qartë në profilin e tij në rrjetet sociale. Këtë gjë Shameti e ka kërkuar vetë, duke ngjallur njëkohësisht edhe disa dyshime për mënyrën e largimit, por edhe për situatën e brendshme në klubin verilindor. Në fakt, 35-vjeçari nuk i bën të ditura arsyet e lamtumirës duke nënvizuar se gjithçka do ta tregojë koha, por gjithçka kishte të bënte me faktin se lojtari dhe drejtuesit e klubit nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Tashmë Shameti është në kërkim të një skuadre të re për të vijuar karrierën pasi është i bindur se ka ende për të dhënë në futbollin e luajtur edhe pse përpara 2 muajsh ka mbushur 35-vjeç.

Qëndrimi i Shametit

Mbrojtësi Ylli Shameti ka postuar në rrjetin social “facebook” një qëndrim të shkurtër të tij ku lajmëron tërheqjen nga klubi verilindor, por jo nga futbolli. “Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti që të ndahem nga FK.KUKËSI! Dëshira ishte që ta mbyllja karrierën këtu por... Arsyet? Koha i tregon të gjitha! Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur! Sot ka falënderime për të gjithë duke filluar nga presidenti, të gjithë drejtorët teknik, shefi i klubit, stafi mjekësor dhe të gjithë trajnerët nga i pari Armando Cungu që e kam gjetur tek ekipi e deri tek Ernest Gjoka! Padiskutim falënderoj të gjithë futbollistët që kemi punuar bashkë sidomos Kapitenin legjendar Rrahman Hallaçin si dhe kapitenin në detyrë Besar Musolli, me të cilët kemi kaluar shumë momente të vështira për ta bërë ekipin tashme një nga ekipet më të forta në Shqipëri! Uroj që këtë ta bëjnë edhe të tjerët në vazhdim që e kanë marrë përsipër! Dhe si përfundim një falënderim për ata që unë i kam quajtur oksigjeni i ekipit, TIFOZAT KUKSIAN, për të cilët ishte kënaqësi që u kam dhënë momente të gëzueshme me golat dhe performancën time! Faleminderit familja FK.KUKËSI! I Juaji Y.SH 4!(Ing)”, shkruan Shameti në profilin e tij në rrjetin social “facebook”.

Reagon Kukësi: E falënderojmë i takon një vend në staf

Menjëherë pas tërheqjes zyrtare të Shametit nga klubi i Kukësit, ka reaguar nëpërmjet një komunikate klubi verilindor, i cili falënderon futbollistin për bashkëpunimin duke kujtuar disa nga karakteristikat e tij më të rëndësishme që e bënë një prej lojtarëve më të respektuar nga tifozeria. Por në fundin e njoftimit zyrtar, shfaqet edhe fraza që lë hapur bashkëpunimin nëse Shameti do të dëshironte të kthehej jo më si një futbollist, por si një pjesëtar i stafit. “Futboll Klub Kukësi falënderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë. Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë. 35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën. Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane. Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve duke e çuar ekipin drejt sukseseve. ‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mendjet e kuksianëve. Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e klubit hapur edhe si pjesë e stafit teknik. Faleminderit Kapiten!”, shkruan klubi i Kukësit në faqen zyrtare.

Adriatik BALLA