BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Sport

Tronditet Mançester Siti, UEFA merr vendimin drastik, e përjashton nga Liga e Kampionëve për dy vite

Tronditet Mançester Siti, UEFA merr vendimin drastik, e përjashton

Mançester Siti është përjashtuar nga Liga e Kampionëve, për shkak se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit. Ky dënim do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone. Gjithashtu do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Një vendim i ashpër që ka tronditur klubin anglez dhe gjithë opinionin sportiv.

Siti u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre. Kjo vjen pas fakteve të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel në nëntor të 2018.

“Qytetarët”, pritet të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit për sportin (KAS). Sa i përket sezonit aktual ata do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre është Real Madrid.