BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Sport

Tronditet sporti shqiptar / Ndërron jetë legjenda, “Pishtari i Demokracisë”

Tronditet sporti shqiptar / Ndërron jetë legjenda, “Pishtari i

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën në moshën 58-vjeçare.

Artur Kreka është një figurë mjaft e njohur për publikun. Është shpallur pesë herë resht kampion në Kupën e Republikës në vitet 1981-1986. Dy herë kampion individual. Dhe nuk kishte se si të mos i jepej titulli Mjeshtër Sporti. Vlerësimet vazhduan edhe me titullin Emblema e Artë e Qytetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i Korçës.

Kampionit Artur Kreka nuk i mungon as titulli Pishtar i Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti i Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist.

Pas vitit 1990-të Artur Kreka ndërpreu aktivitetin sportiv, kur mund të jepte edhe më shumë si mundës dhe iku në emigracion si shumë shqiptarë të tjerë në ato kohëra.