Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Tronditet Superiorja, Qardaku i Bylisit del pozitiv me Covid-19, lojtari kërkon testin e dytë

Tronditet Superiorja, Qardaku i Bylisit del pozitiv me Covid-19, lojtari

Ajo që të gjithë i frikësoheshin në këtë periudhë ndodhi. Një futbollist ka rezultuar pozitiv në testin e parë për koronavirusi dhe situata duket stresuese dhe mjaft e zymtë deri sa të sigurohet fakti se është vetëm një dhe nuk ka probleme për lojtarët e tjerë. Gjithçka ka ndodhur tek Bylisi, ku një futbollist i kësaj skuadre, me shenja të thjeshta është pikasur si “i mundshëm” dhe pas testit rezulton pozitiv, duke futur në siklet jo vetëm klubin ballshiot dhe vetë lojtarin, por duke vënë në pikëpyetje sigurinë në Kategorinë Superiore. Lojtari i prekur me koronavirusi është Eridon Qardaku, por ai ka rrëfyer të gjithë situatën në një intervistë që ka dhënë për “Top Channel”.

Rrëfimi i Qardakut

Pikërisht për këtë kanal ai është shprehur se ndihet shumë mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka asnjë lloj shqetësimi. “Ndihem shumë mirë, përveçse kam dal pozitiv sipas testit unë nga ana shëndetësore jam shumë mirë, jam në gjendje normale, jam munduar të stërvitem në kushte shtëpie. Madje, momentalisht po mendoja të nisja një seancë stërvitore, kaq mirë ndihem. Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, simptoma kam pasur vetëm një temperaturë shumë të lehtë. Testin e kam bërë më tepër për siguri, për momentin ndihem shumë mirë, tani të ja lejmë kohës”, shprehet Qardaku. Më tej ai kërkon bërjen e testit të dytë, pasi dyshon që i pari nuk është korrekt, nisur nga fakti se ka një gjendje të mirë. “Unë do doja të kisha bërë edhe një test tjetër sepse nuk jam shumë i sigurt për testin e parë, sepse siç e dimë ka pasur edhe raste të tjera që testi i dytë ka dal negativ”, shtoi ai. I pyetur nëse ka pasur kontakte me shokë të skuadrës ai thotë, se nuk ka pasur dhe se është stërvitur i ndarë dhe nuk ka qenë me grupin. “Jo. Kam udhëtuar një javë më parë sepse kam pasur një dëmtim në kaviljen e djathtë dhe kam ardhur që të bëj rikuperimin në shtëpi dhe dje duke udhëtuar drejt Ballshit, sapo kam mbërritur kam ndjerë si shqetësim një temperaturë shumë të lehtë dhe shumë pak ethe. Kam pasur pak ftohtë natën dhe ja lash asaj. Dhe për siguri, edhe presidenti u tregua i gatshëm, e kapi situatën në kohë, bëra tamponin prita përgjigjen dhe dola pozitiv dhe nuk kështu nuk pata kontakt me asnjërin sepse presidenti e kapi në kohë”, nënvizoi ai. I pyetur se nga dyshon se mund të jetë prekur me Covid-19 ai shprehet se nuk e di se ku mund ta ketë marrë pasi ka respektuar me përpikmëri çdo rregull. “Kjo është arsyeja se pse ju thash më parë do kisha dashtë të bëja një test tjetër, sepse unë gjatë karantinës kam qenë shumë i rregullt, edhe në shtëpi kam ndenjur dy javë pa asnjë kontakt të jashtëm, nuk e di se ku mund ta kem marrë”.

Çfarë thotë protokolli mjekësor?

Situata në Superiore koklavitet së tepërmi pas daljes pozitiv në testin antikoronavirus të Eridon Qardakut, për këtë arsye duhet interpretuar rregullorja, e cila është miratuar nga FSHF me autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është pjesë e paketës së protokollit mjekësor të miratuar ditë më parë. Tashmë, duke qenë se duhet zhvilluar hetimi epidemiologjik, ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës është vendosur në rrezik nëse do të zhvillohet apo jo, pasi lojtarët ballshiot duhet të kryejnë testimet. Por, ja çfarë parashikon protokolli i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, në rast se një lojtar apo një pjesëtar i stafit rezulton pozitiv. Në të nuk parashikohet mosluajtja e ndeshjes, por theksohet se lojtari i infektuar duhet të izolohet dhe pa nevojën që të karantinohet i gjithë ekipi. Ndërkohë, parashikohet edhe se klubi që rezulton me lojtarë të infektuar duhet të bëjë të mundur sigurimin e një numri të konsiderueshëm futbollistësh për të bërë të mundur vazhdimin e garës.